Xheneta e ‘thumbon’ keq Gjestin para syve të banorëve të BBVA

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka hyrë sonte (e enjte) në Big Brother VIP Albania 4. Kjo në kuadër të sfidës së mos-reagimeve, ku banorët nuk duhej të reagonin fare, për këdo që do t’iu bashkohej në atë shtëpi. Ish-finalistja e BBVK doli një herë në oborr, e më pas vazhdoi […]

Mars 14, 2025 - 02:00
 0  4
Xheneta e ‘thumbon’ keq Gjestin para syve të banorëve të BBVA

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka hyrë sonte (e enjte) në Big Brother VIP Albania 4.

Kjo në kuadër të sfidës së mos-reagimeve, ku banorët nuk duhej të reagonin fare, për këdo që do t’iu bashkohej në atë shtëpi.

Ish-finalistja e BBVK doli një herë në oborr, e më pas vazhdoi në lavanderi, ku po flinte në gjumë Gjesti.

Ata më pas dolën në oborr dhe hidhnin fjalë ndaj njëri-tjetrit, teksa Joz Marku po i ngacmonte.

Në një moment, konkurrenti nga Kosova e ‘goditi’ me një fjali ish-partneren e tij.

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend”, i tha Gjesti – Jozit, e në mënyrë indirekte iu drejtua modeles.

Gjesti ka treguar disa herë se ka qenë i lënduar nga Xheneta dhe se nuk e ka trajtuar mirë. /Telegrafi