Rënie e qarkullimit industrial në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rënie e qarkullimit në industri për 7.5 përqind në nëntorin e fundit, krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit nëntor 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare përveq energjisë për 3.0 […]

Jan 18, 2025 - 02:00
 0  3
Rënie e qarkullimit industrial në Maqedoninë e Veriut
Fabrikë në Maqedoninë e Veriut. Foto nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rënie e qarkullimit në industri për 7.5 përqind në nëntorin e fundit, krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit nëntor 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare përveq energjisë për 3.0 %, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 12.8 %, dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 2.9 %, derisa rënie vërehet te Prodhimet kapitale për 20.5 %”, raportoi Enti Shtetëror për Statistika.

Rënie për 5.9 përqind ka pasur edhe në krahasim me muajin paraprak.

“Në periudhën janar- nëntor 2024, krahasuar me periudhën janar- nëntor 2023 është 10.8 përqind”, sqaroi Enti.

Më së shumti rënie ka në tregun e jashtëm (10.1 përqind), ndërsa në tregun e brendshëm (1.2 përqind).