Federata i caktoi trajnerët përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut te grupmoshat e reja

Këshilli Drejtues në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka caktuar selektorët e reprezentacionit për grupmoshat e reja, transmeton Portalb.mk. Dimitar Kapinkovski do të jetë selektor te grupmoshat deri 18 vjeç, ndërsa asistent i tij do të jetë Gjorgji Stojçev. Dragan Naçevski do të jetë selector te U-17, Goran Stankovski te U-15 dhe Ilami Iseni […]

Jan 18, 2025 - 02:00
 0  3
Federata i caktoi trajnerët përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut te grupmoshat e reja
Stadiumi i futbollit në Shkup. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Këshilli Drejtues në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka caktuar selektorët e reprezentacionit për grupmoshat e reja, transmeton Portalb.mk.

Dimitar Kapinkovski do të jetë selektor te grupmoshat deri 18 vjeç, ndërsa asistent i tij do të jetë Gjorgji Stojçev. Dragan Naçevski do të jetë selector te U-17, Goran Stankovski te U-15 dhe Ilami Iseni te U-16.

Danço Masev do të jetë drejtor i reprezentacionit A, ndërsa Igor Mitrevski te U-21.

Anëtarët e Këshillit të trajnerëve në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM) janë: Alekso Mackov, Blagoja Kitanovski, Koço Dimitrovski, Mensur Jakupi dhe Borçe Hristov. Ky I fundit do të jetë edhe drejtor në Qendrën për edukim në FFM.

Këshilli Drejtues vendosi edhe për rritjen e pagesave për referët dhe kontrollorët nga 40 deri 100 përqind, duke paralajmëruar rritjet edhe për delegatët e ndeshjeve.

Në këtë mbledhje u ndërpre edhe ndalesa për publikun në ndeshjet e futbollit për fëmijë.

Më 15 mars të vitit 2025 do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme të rregullta për Kuvendin e FFM-së.