Ka tender për rrugën Shkup-Bllacë që përfundimisht të përfundojë autostrada drejt Kosovës, sqaroi Nikolloski

Maqedonia e Veriut planifikon të lëshojë dhjetëra kilometra autostradë nga Kërçova në Ohër këtë verë, ndërsa ministri për transport, Aleksandar Nikolloski, premtoi që së shpejti do të përfundojë edhe autostrada Shkup – Bllacë për në Kosovë, raportoi MIA. “Për momentin po punohet intensivisht në mbi 150 kilometra autostrada në vend, ndërtohet rruga Prilep-Manastir, Ohër-Kërçovë, Strazhë, […]

Jan 18, 2025 - 02:00
 0  3
Ka tender për rrugën Shkup-Bllacë që përfundimisht të përfundojë autostrada drejt Kosovës, sqaroi Nikolloski
Rruga Shkup – Bllacë. Foto: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

Maqedonia e Veriut planifikon të lëshojë dhjetëra kilometra autostradë nga Kërçova në Ohër këtë verë, ndërsa ministri për transport, Aleksandar Nikolloski, premtoi që së shpejti do të përfundojë edhe autostrada Shkup – Bllacë për në Kosovë, raportoi MIA.

“Për momentin po punohet intensivisht në mbi 150 kilometra autostrada në vend, ndërtohet rruga Prilep-Manastir, Ohër-Kërçovë, Strazhë, ka tender për rrugën Shkup-Bllacë që përfundimisht të përfundojë edhe ajo autostradë, drejt Kosovës”, tha ministri Nikollovski.

Ai sqaroi që në tre muajt e ardhshëm pret hapjen e dhjetë kilometrave të tjerë, ndërsa deri në fund të vitit edhe të përfundojë zgjidhja e plotë nga kryeqyteti deri në Prilep ose autostradë ose rrugë ekspres.

Në fjalën e tij në konferencë,  ai i’u referua edhe projekteve tjera infrastrukturore. Pret, siç tha, deri në fillim të sezonit veror të lëshohen 40 kilometra nga autostrada Ohër-Kërçovë, si dhe “shumë lajme të mira në periudhën e ardhshme” për hekurudhën e shpejtë të Korridorit 10 e cila duhet të jetë qarkullimi kryesor i Maqedonisë.

Ministri për transport, Aleksandar Nikollovski, më 31 tetor të vitit 2024 ka deklaruar se kompania për mbështetje teknike “Sues” kishte paralajmëruar ish-drejtorin e Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore se projekti për rrugën Shkup – Bllacë është projektuar gabimisht, duke shkaktuar edhe rritje të shpenzimeve. Paraprakisht, kryeministri Hristijan Mickoski në fillim të muajit tetor kishte paralajmëruar se së shpejti dy kilometrat e autostradës do të vendosen në përdorim, duke sqaruar që kanë plan si do t’i realizojnë 10 kilometrat tjera.

Ndryshe, pas njoftimeve të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski se do të rishikohet ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë dhe se pjesa e dytë 12 kilometra është e vështirë për t’u realizuar, më 30 gusht të vitit 2024 zëvendësja e tij, Kaltrina Zekolli Shaqiri reagoi. Ajo sqaroi se autostrada me Kosovën nuk është vënë në pikëpyetje, vetëm kërkohet një zgjidhje më e përshtatshme, ndërkohë paralajmëroi edhe ndryshimin e trasesë së autostradës.