Reshjet e borës në Kosovë, flet eksperti i komunikacionit: Nuk ka ndonjë rrugë të pakalueshme
Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti është shprehur se pas reshjeve të borës, nuk ka ndonjë rrugë të pakalueshme. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në komunikacion dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, me kushtet e rrugës. “Nuk ka ndonjë rrugë të pakalueshme, me informatat që i kemi rrugët janë të
Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti është shprehur se pas reshjeve të borës, nuk ka ndonjë rrugë të pakalueshme.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në komunikacion dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, me kushtet e rrugës.
“Nuk ka ndonjë rrugë të pakalueshme, me informatat që i kemi rrugët janë të gjitha të kalueshme. Sidomos në rajonin e Gollakut problematika më e madhe se është se është vend malor, e kam fjalën për territorin e Prishtinës”.
“Nacionalet janë të gjitha të kalueshme, përfshirë edhe ato regjionale, gjendja është e mirë, qytetarët i lusim që të kenë kujdes, jo gjithmonë shpejtësia e lëvizjes mund të jetë ajo e cila është e kufizuar në rrugë, mirëpo kushtet e vështirësuara ajo zbret dhe i përshtatet kushteve të rrugëve në të cilat lëvizin”, është shprehur tutje Ahmeti në Klan Kosova FM.