Rexhaj: Takimet po vazhdojnë me deputetët e pakicave
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvevendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se LVV-ja po vazhdon takimet me përfaqësuesit e pakicave joserbe në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se takime janë zhvilluar me dy deputetët e këtyre pakicave që nuk e kishin votuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare herat e kaluara, Duda Balen dhe Veton Berishën. “Unë besoj


Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvevendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se LVV-ja po vazhdon takimet me përfaqësuesit e pakicave joserbe në Kuvendin e Kosovës.
Ai tha se takime janë zhvilluar me dy deputetët e këtyre pakicave që nuk e kishin votuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare herat e kaluara, Duda Balen dhe Veton Berishën.
“Unë besoj që dialogu dhe marrëveshja do të arrihet me subjektet që përfaqësojnë interesin e qytetarëve”, tha Rexhaj.
Ai tha se Berisha ka pranuar ta votojë propozimin për kryeparlamentar, por se s’ka marrëveshje për qeveri.