VLEN: Mbrëmë Shkupi dhe shqiptarët ishin një zë – VLEN-i nuk premton, VLEN-i punon

Mbrëmë, salla e madhe “Boris Trajkovski” në Shkup u mbush deri në skaj nga mijëra qytetarë shqiptarë që morën pjesë në manifestimin e koalicionit qeverisës VLEN. Masoviteti ishte aq i The post VLEN: Mbrëmë Shkupi dhe shqiptarët ishin një zë – VLEN-i nuk premton, VLEN-i punon appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 1, 2025 - 16:30
 0
VLEN: Mbrëmë Shkupi dhe shqiptarët ishin një zë – VLEN-i nuk premton, VLEN-i punon

Mbrëmë, salla e madhe “Boris Trajkovski” në Shkup u mbush deri në skaj nga mijëra qytetarë shqiptarë që morën pjesë në manifestimin e koalicionit qeverisës VLEN. Masoviteti ishte aq i madh sa qindra të pranishëm mbetën jashtë sallës, për çka organizatorët kërkuan ndjesë.

“Zemra e shqiptarëve rrahu aq fort, saqë asnjë sallë nuk i mbante dot. Mbrëmë Shkupi dhe gjithë shqiptarët ishin NJË ZË,” u theksua nga tribuna.

Përfaqësuesit e VLEN-it vlerësuan se ky koalicion nuk bazohet në premtime boshe, por në vepra konkrete. Ata përmendën një sërë investimesh që tashmë janë realizuar:

  • 40 milionë euro për Universitetin “Nëna Terezë” në Shkup, “sepse duam dije të vërtetë, jo diploma pa vlerë”;
  • 25 milionë euro për Sheshin “Skënderbeu”, “që zemra e Shkupit të rrahë njësoj edhe për shqiptarët”;
  • 80 milionë euro për komunat shqiptare me qindra projekte konkrete;
  • dhe një fond tjetër prej 240 milionë eurosh deri më 2028 për zhvillim të drejtë e të barabartë.

“2300 shqiptarë janë punësuar dhe 700 janë avancuar. Ky është përfaqësim i drejtë dhe adekuat, jo mashtrim me statistika,” theksuan nga VLEN-i.

Në fjalimet e mbajtura, drejtuesit e koalicionit theksuan se VLEN-i është projekt kombëtar dhe jo fushatë kalimtare.

“VLEN-i nuk është listë premtimesh, por inventar punësh. Ne qeverisim me përgjegjësi, punojmë me përkushtim dhe mbajmë amanetin e popullit. Nga ne nuk dëgjoni sharje për shqiptarët, por shihni vepra për shqiptarët,” u tha në tubim.

Duke kujtuar fitoren e vitit 2021 në Tetovë dhe ndryshimet në pushtetin qendror në vitin 2024, drejtuesit e VLEN-it paralajmëruan se 19 tetori do të shënojë çlirimin e komunave shqiptare nga qeverisje të cilësuara si të dështuara.

“Siç e çliruam Tetovën nga zullumi më 2021, siç e rrëzuam padrejtësinë nga pushteti qendror më 2024, ashtu do ta çlirojmë Strugën, Dibrën, Kërçovën, Gostivarin, Shkupin e Likovën. Tani është koha që shqiptarët të marrin sërish fatin në dorë,” u theksua.

Manifestimi u mbyll me mesazhin: “VLEN është zëri i shqiptarëve.”

The post VLEN: Mbrëmë Shkupi dhe shqiptarët ishin një zë – VLEN-i nuk premton, VLEN-i punon appeared first on Flaka, në çdo lajm... .