Rita Ora shfaq barkun e tonifikuar gjatë një stërvitjeje në Sydney

Rita Ora, 34 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me fizikun e saj të tonifikuar teksa shkonte për një stërvitje në Sydney. Këngëtarja u shfaq me një ‘bralet’ të kuqe dhe pantallona të shkurta, ndërsa kishte mbështjellë një sarong rreth belit. Duke kompletuar dukjen e saj me sandale dhe syze elegante, ajo u drejtua për në studion e […]

Mars 23, 2025 - 12:00
 0  7
Rita Ora shfaq barkun e tonifikuar gjatë një stërvitjeje në Sydney

Rita Ora, 34 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me fizikun e saj të tonifikuar teksa shkonte për një stërvitje në Sydney.

Këngëtarja u shfaq me një ‘bralet’ të kuqe dhe pantallona të shkurta, ndërsa kishte mbështjellë një sarong rreth belit.

Duke kompletuar dukjen e saj me sandale dhe syze elegante, ajo u drejtua për në studion e jogës, me flokët kaçurrela të mbledhura në bisht dhe aksesorë të artë, shkruan DailyMail.

Dalja e saj vjen pasi në një intervistë për revistën “Hunger”, ajo foli për martesën me regjisorin Taika Waititi, 49 vjeç.

Rita e cilësoi miqësinë si bazën kryesore të lidhjes së tyre dhe tha se ndihmoi në frymëzimin e albumit të saj të fundit “You & I”.

Çifti u martua në një ceremoni sekrete në gusht 2022, të organizuar pa planifikim, siç zbuloi më vonë Rita.

Ajo shtoi se pas një periudhe të gjatë pa një marrëdhënie të qëndrueshme, lidhja me Taika-n i dha ndjesinë e sigurisë dhe stabilitetit që kërkonte.