RMV, aktakuzë ndaj një qytetari për keqpërdorim të drejtës së votës në Çair

Në lidhje me tentimin për keqpërdorimin e të drejtës së votës, Prokuroria Themelore Publike ka filluar procedurat hetimore ndaj 72 vjeçarit nga Shkupi, transmeton Portalb.mk. Aktakuza për veprën penale – keqpërdorimi i të drejtës së votës, në bazë të nenit 161, paragrafi 1, në lidhje me nenin 19 nga Kodi Penal, u ngrit pas procedurave […]

Nëntor 21, 2024 - 19:00
 0  5
RMV, aktakuzë ndaj një qytetari për keqpërdorim të drejtës së votës në Çair
Procesi i votimit nga vendvotimi numër 2101 nga Komuna Zhelinës. Foto nga Fisnik Xhelili/ Portalb.mk

Në lidhje me tentimin për keqpërdorimin e të drejtës së votës, Prokuroria Themelore Publike ka filluar procedurat hetimore ndaj 72 vjeçarit nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

Aktakuza për veprën penale – keqpërdorimi i të drejtës së votës, në bazë të nenit 161, paragrafi 1, në lidhje me nenin 19 nga Kodi Penal, u ngrit pas procedurave hetimore.

Qytetari i akuzuar, në shkollën “Hasan Prishtina” në Çair, ka tentuar të votojë në vend të dikujt tjetër. Ai pasi ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës, ka marrë edhe një fletëvotim për të votuar për gruan e tij, nën arsyetimin se ajo është e sëmurë. Ai pasi ka nënshkruar dhe rrethuar fletën e votimit, nuk është lejuar ta fut të njëjtën në kutin e votimit.

Kjo ka ndodhur më 24 prill të këtij viti, në zgjedhjet e fundit presidenciale, kur 72 vjeçari ka qenë zëvendës-anëtar në një këshill zgjedhor.