RMV, paga mesatare neto në shtator ishte 41.585 denarë

Paga neto në shtator është rritur për 9,8 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas të dhënave statistikore, në shtator paga mesatare neto e paguar për punonjës ishte 41.585 denarë, transmeton Portalb.mk. Rritja vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të […]

Nëntor 21, 2024 - 19:00
 0  5
RMV, paga mesatare neto në shtator ishte 41.585 denarë
Denarë, foto nga Meta.mk

Paga neto në shtator është rritur për 9,8 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas të dhënave statistikore, në shtator paga mesatare neto e paguar për punonjës ishte 41.585 denarë, transmeton Portalb.mk.

Rritja vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjësит në sektorin e shërbimeve administrative dhe ndihmëse, ku ka një rritje prej 12.6 përqind, në industrinë përpunuese, si dhe në sektorin e artit, argëtimit dhe rekreacionit.

Krahasuar me gushtin e këtij viti, rritje në muajin shtator është vërejtur në sektorët e minierave dhe guroreve, veprimtarive të shërbimeve administrative dhe ndihmëse dhe industrisë përpunuese.

Paga mesatare bruto për punonjës në shtator ishte 62.573 denarë.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht u regjistrua rritje e rrogës mesatare për 12.9 përqind në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, ashtu që rroga mesatare mujore neto në gusht të këtij viti ishte 41 097 denarë.