RMV, deri në orën 15:00 janë dhënë 80 % e subvencioneve të parapara për kondicionerët 

Në Maqedoninë e Veriut sot janë dhënë 80 përqind e subvencioneve të parapara për blerjen e klimave inverterë, ndërsa mundësia është e hapur deri në fund të muajit, transmeton Portalb.mk. “Informojmë se suksesshëm është realizuar procesi i ndarjes së vauçerëve për blerjen e klimave inverterë, me qëllim rritjen e efikasitetit energjetik të shtëpive nëpër gjithë […]

Nëntor 7, 2024 - 23:00
 0  6
RMV, deri në orën 15:00 janë dhënë 80 % e subvencioneve të parapara për kondicionerët 
inverter, klima

Në Maqedoninë e Veriut sot janë dhënë 80 përqind e subvencioneve të parapara për blerjen e klimave inverterë, ndërsa mundësia është e hapur deri në fund të muajit, transmeton Portalb.mk.

“Informojmë se suksesshëm është realizuar procesi i ndarjes së vauçerëve për blerjen e klimave inverterë, me qëllim rritjen e efikasitetit energjetik të shtëpive nëpër gjithë shtetin. Deri në ora 15, janë ndarë mbi 80 % nga 6 182 vauçerët e parapara”, sqaroi Ministria e energjisë.

Ministria vlerësoi se procesi po zhvillohet pa ndërprerje dhe në mënyrë efikase, duke i mundësuar qytetarëve tërheqje të shpejtë dhe të lehtë të vauçerëve.

Vauçerët janë dhënë nëpër 31 lokacione në gjithë vendin.

“I është mundësuar qytetarëve që nuk kanë pasur mundësi të tërheqin vauçerët menjëherë, atë ta bëjnë direkt në Ministri deri në fund të muajit”, sqaroi Ministria për energjetikë.

Raportohet që subvencionimi i inverterëve arrin vlerën e përgjithshme prej 155 milionë denarë.

Ndryshe, për shkak të turmave të mëdha për marrjen e vauçerëve për inverter, afati është shtyrë për ditën e nesërme (12 korrik). Në sallat e sportit në Shkup dhe Manastir, vauçerët do të jenë të disponueshëm nesër nga ora 9 deri në 17:00. Ky afat nuk vlen për pikat në qytete të tjera.

Sipas shpalljes publike për përkrahje financiare përmes ndarjes së vauçerëve-kupon për blerje dhe instalim të kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë për konsumatorët në nevojë për vitin 2024, ofrohen vauçerë prej 27.000 denarë për personat me të ardhura të ulëta (të ardhura deri në 21.000 denarë për person beqar, 30.000 denarë për amvisëri) me dy anëtarë dhe 35.000 denarë për amvisëri me tre anëtarë). Për amvisëritë me katër anëtarë parashihet kupon prej 30.000 denarë, ndërsa për amvisëritë me pesë e më shumë anëtarë – 45.000 denarë. Gjithashtu, për konsumatorët jo të cenueshëm nga rajoni i Pellagonisë dhe Jugperëndimit janë siguruar vauçerë prej 25.000 denarë, ndërsa për rajonet e tjera nga 23.000 denarë.