RMV, është privuar nga liria shoferi i cili me veturë ka goditur një këmbësor në Shkup
Në Shkup në orën 01:00 nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria E.J.(31) nga Shkupi, i cili mbrëmë në orën 20:30 në qarkoren nga rr.”Qirili dhe Metodi”, rr.”Mitropolit Teodosij Golloganov” dhe rr.”Kosturski Heroi”, me automjet “foksvagen” me targa të Shkupit të cilin e ka drejtuar, ka goditur këmbësorin Gj.P.(87) nga Shkupi, njofton […]


Në Shkup në orën 01:00 nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria E.J.(31) nga Shkupi, i cili mbrëmë në orën 20:30 në qarkoren nga rr.”Qirili dhe Metodi”, rr.”Mitropolit Teodosij Golloganov” dhe rr.”Kosturski Heroi”, me automjet “foksvagen” me targa të Shkupit të cilin e ka drejtuar, ka goditur këmbësorin Gj.P.(87) nga Shkupi, njofton Portalb.mk.
MPB sot kumtoi se pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokuror publik, kundër E.J. do të dorëzohat kallëzim përkatës.
Këmbësori i lënduar mbrëmë me automjet të Ndihmës së shpejtë mjekësore është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.