RMV, u deklarua edhe Prokuroria për vrasjen në Bit Pazar të Çairit

Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer ekspertizë në vendin e këmbim zjarrit të djeshëm afër Bit Pazarit, kumtuan sot nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk. Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur gjurmë të cilat do të jenë lëndë e ekspertizës. Ndaj trupit të së ndjerit do […]

Prill 26, 2025 - 16:01
 0  4
RMV, u deklarua edhe Prokuroria për vrasjen në Bit Pazar të Çairit
Vendi ku ndodhën të shtënat në Çair (25.04.2025). Foto: Faton Curri/Portalb.mk

Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer ekspertizë në vendin e këmbim zjarrit të djeshëm afër Bit Pazarit, kumtuan sot nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur gjurmë të cilat do të jenë lëndë e ekspertizës. Ndaj trupit të së ndjerit do të realizohet autopsi.

Me urdhër të prokurorit publik, shtohet në kumtesë, po sigurohen xhirime nga video mbikëqyrja nga objektet e rrethinës. Po jepen të gjithë urdhrat dhe drejtimet e nevojshme për identifikim të të involvuarve dhe zbardhje të plotë të rastit.

të shtënat armë zjarri  dje (25 prill) në rrugën “Vojdan Çernodrinski “në zonën e stacionit policor në Bit Pazar, ku një person e humbi jetën. Në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja, ndërsa janë dëmtuar disa vitrina prej xhami nga një dyqan me pakicë si dhe disa automjete të parkuara, shpjegoi Ministria e Brendshme.

“Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Bit Pazarit shkuan në vendngjarje dhe përcaktuan se bëhej fjalë për shkëmbim zjarri midis dy grupeve prej pesë deri në gjashtë personash, ku një person u plagos dhe u dërgua në Qendrën e Emergjencës në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, informuan nga MPB.