Toshkovski: Prokurori i ri duhet të japë kontribut më të madh në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Prokurori i ri publik i shtetit duhet të jetë prokuror që do të japë kontribut më të madh në legjitimitetin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë në mesin e qytetarëve. Kështu ka kërkuar sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, transmeton Portalb.mk. Toshkovski ka theksuar se qëndrimi i Qeverisë për […]

shkurt 21, 2025 - 16:00
 0  4
Toshkovski: Prokurori i ri duhet të japë kontribut më të madh në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Pançe Toshkovski, ministër i MPB-së në Qeverinë teknike. Foto printscreen nga video e TV Sitel

Prokurori i ri publik i shtetit duhet të jetë prokuror që do të japë kontribut më të madh në legjitimitetin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë në mesin e qytetarëve. Kështu ka kërkuar sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, transmeton Portalb.mk.

Toshkovski ka theksuar se qëndrimi i Qeverisë për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Ljupço Kocevski është i qartë.

“Nuk do të doja ta ngarkoja këtë ngjarje me një temë që nuk është kruciale për të njëjtën”, tha Toshkovski gjatë debatit publik “Qyteti i Sigurt”.

Më 18 shkurt Qeveria e ka ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë që të paraqesë propozimin për shkarkimin e prokurorit publik Ljupço Kocevski, i cili më pas do t’i dërgohet Këshillit të Prokurorëve Publikë, nga ku duhet të merret mendim në afat prej 15 ditësh.

Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, me propozim të Qeverisë, prokurori publik republikan emërohet nga Kuvendi për një periudhë prej gjashtë vjetësh me të drejtë riemërimi, dhe mund të shkarkohet për dy arsye – nëse është anëtar i partisë politike dhe nëse ka bërë shkelje të rëndë disiplinore.