RMV, janë pastruar mbeturinat nga deponia e egër në fshatin Sllupçan
Ekipe të ndërmarrjes publike komunale sot kanë pastruar mbeturinat nga deponia e egër e cila ishte krijuar mbi fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës, e që ishtepërreth rrugës e cila lidhet me vendkalimin kufitar Bellanocë – Stançiç, shkruan Televizioni News, njofton Portalb.mk. Portalb ka shkruar edhe më parë këtë deponi të egër në Sllupçan. Në […]


Ekipe të ndërmarrjes publike komunale sot kanë pastruar mbeturinat nga deponia e egër e cila ishte krijuar mbi fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës, e që ishtepërreth rrugës e cila lidhet me vendkalimin kufitar Bellanocë – Stançiç, shkruan Televizioni News, njofton Portalb.mk.
Portalb ka shkruar edhe më parë këtë deponi të egër në Sllupçan. Në shkurt të këtij viti, Ndërmarrja Publike Komunale “Pisha” potencuan se kohë pas kohe i pastrojnë mbeturinat por, se do të tentojnë me fushata t’i bindin banorët mos hedhin gjësende.
Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi apeloi deri tek të gjithë qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm dhe të kontribuojnë në mirëmbajtjen e pastërtisë në çdo lagje, fshat dhe rrugë.
“Apeloj deri te të gjithë banorët të cilët nuk janë anëtarë në Ndërmarrjen komunale ‘Pisha’ të bëhen anëtarë dhe njëherë e përgjithmonë të vendosim të ruajmë ambientin ku jetojmë, për arsye se jemi një komunë rurale dhe kemi pasur pyjore dhe fushore të cilat na i ka falur Zoti dhe ne duhet ta ruajmël me ndërgjegjen më të pastër.
Këtë vend edhe do ta rrethojmë dhe të mos hedhim mbeturina. Këtu afër kemi edhe dëshmorët e kombit dhe për ndëer të tyre dhe banorëve të fshatit Sllupçan të cilët sakrifikuan gjithçka nga vetja dhe është mëkat që në këtë vend të hidhen mbeturina”, deklaroi Arifi.
Njëherit, Arifi paralajmëroi se edhe në fshatrat e tjera të kësaj komune do të vazhdojnë me pastrimin e mbeturinave.
Kujtojmë se në nëntor të vitit 2024 në Liqenin e Gllazhnjës në Likovë është krijuar një deponi e egër e cila është e stërmbushur me mbeturina të ndryshme, edhe pse në atë kohë nga Inspektorati Komunal thanë se do të pastrohet, por nuk ndërmorën masa.
Po ashtu kujtojmë se për më shumë se dy dekada, nuk ka zgjidhje për pastrimin e deponisë në fshatin Nikushtak të Komunës së Likovës. Banorët i kanë humbur shpresat se ky problem do të zgjidhet përderisa mbeten të shqetësuar për shëndetin e tyre. Komuna e Likovës në qershor është arsyetuar se pastrimi i deponisë së egër bëhet rregullisht.
- LEXO: Mal me deponi mbi Sllupçan të Likovës, NPK “Pisha” do të tentojë me fushata t’i bind banorët mos hedhin mbeturina
- LEXO: Liqeni i Gllazhnjës i rrezikuar nga deponia e egër: Banorët kërkojnë pastrim, autoritetet komunale në gjumë
- LEXO: Deponia ilegale në Nikushtak mbi dy dekada helmon qytetarët, shkilen premtimet për pastrimin e saj