Zenku për FrontLine: Gjendja e medias në RMV është kaotike në të gjitha drejtimet

Me rastin e 3 Majit, Ditës Botërore e Lirisë së Shtypit themeluesi dhe kryeredaktori i Agjencisë së Lajmave Flaka dhe portalit informativ Gostivari Sot, Driton Zenku ka folur për FrontLine. The post Zenku për FrontLine: Gjendja e medias në RMV është kaotike në të gjitha drejtimet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 2, 2025 - 19:00
 0  6
Zenku për FrontLine: Gjendja e medias në RMV  është kaotike në të gjitha drejtimet

Me rastin e 3 Majit, Ditës Botërore e Lirisë së Shtypit themeluesi dhe kryeredaktori i Agjencisë së Lajmave Flaka dhe portalit informativ Gostivari Sot, Driton Zenku ka folur për FrontLine. Sipas tij, Zenku gjendja e mediave në Maqedoninë e Veriut është kaotike në të gjitha drejtimet, duke cituar edhe raportin për vitin 2025 të Reporterëve pa Kufij i cili është tregues i vërtetë i nevojës për reforma në sektorin e mediumeve.

FrontLine: Si do ta përshkruanit gjendjen e medias në vendin tonë?

Driton Zenku: Situata e medias në Maqedoninë e Veriut është kaotike në të gjitha drejtimet. Aspekti ligjor është improvizuar duke përshtatur prej ligjeve të vendeve evropiane. Heqja e neneve nga ligjet burimore dhe shtimi i neneve të motivuara nga interesat e politikës ditore, kanë bërë që ligji të del i shtrembëruar. Zbatimi i ligjit është në një gjendje kaotike, me konkurrencë të jolojale, diskriminim, dhe me një treg të pashëndetshëm. Në këtë situatë, nuk mund të flasim për media të lira. Ligji u përgatit duke e diktuar dhe imponuar nga pesë stacionet televizive me sinjal multipleks. Ligji i ri u hartua sipas kërkesave të tyre, veçanërisht në lidhje me pjesën e buxhetit të shtetit që do t’i ndahet medias. Kjo situatë përfaqëson një kartel të vërtetë. Presioni mbi qeverinë dhe Agjencinë e Medias minimizoi të drejtat e mediave të tjera. Sot, në Maqedoninë e Veriut, rregullat përcaktohen nga pesë stacionet kryesore televizive: Sitel, Kanal 5, Telma, Alsat M dhe Alfa. Duke kërcënuar se do të rrëzojnë qeverinë, ata i përcaktojnë rregullat e lojës sipas dëshirës. Nuk lëshohen licenca të reja operimi për televizionet me sinjale multipleksi edhe pse aktualisht ka kërkesa nga Tv21 dhe 24Vesti. Kompanitë e lidhura me këto televizione marrin tendera dhe koncesione nga institucionet shtetërore. Në një situatë të tillë, nuk mund të flitet për një gjendje pozitive nëpër të cilën kalon media.

FrontLine: Si e vlerësoni nivelin e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes?

Driton Zenku: Ashtu si në shumë fusha të tjera, Maqedonia e Veriut mbetet prapa edhe midis vendeve të Ballkanit, e lëre më midis shteteve perëndimore. Aty ku ka kërcënime ndaj gazetarëve, presion mbi median, korrupsion, konflikt interesi dhe ndikim në politikën editoriale, nuk mund të flitet për media të lirë dhe liri të shprehjejes. Gazetarët po linçohen në mediat sociale, nga perona anonimë që ndjekin direktiva politike. Kur politika ndikon edhe te Agjencitë e Marketingut dhe po vendos se ku do të transmetohen ose publikohen reklamat, nuk mund të flasim për një gjendje të mirë të funksionimit të medias. Sot, përfaqësuesit e qeverisë i konsiderojnë gazetarët armiq edhe në konferencat për shtyp përpara kamerave të ndezura.

FrontLine: Cilat janë rekomandimet tuaja për përmirësimin e medias dhe forcimin e lirive të medias?

Driton Zenku: Ndryshimi kërkon kohë dhe vullnet. Koha nuk është në anën e përmirësimit të situatës në media dhe nuk ka vullnet politik për ta ndryshuar situatën. A është qeveria gati të heqë dorë nga ndikimi politik bë shërbimin publik? A është qeveria gati të heqë dorë nga emërimi i anëtarëve në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale? A është qeveria e gatshme të mos ndikojë në sektorin privat për sa i përket marketingut medial? A është qeveria e gatshme të ndajë fonde buxhetore pa preferenca politike? Derisa shteti të jetë gati që të heqë dorë nga ndikimi mbi median, situata nuk mund të ndryshojë. A ka zgjidhje? Po, ka. Për të shprehur profesionalizëm, për të siguruar konkurrencë të ndershme, për të shmangur konfliktet e interesit dhe për të parandaluar që pronarët e mediave të fshihen pas kompanive të shumta që thithin fonde nga buxheti i shtetit. Dhe së fundmi, të miratohet dhe zbatohet një ligj i përshtatshëm për median pa ndikimin e politikës dhe oligarkëve që kontrollojnë mediat kryesore të vendit.

Burimi: FrontLine

The post Zenku për FrontLine: Gjendja e medias në RMV është kaotike në të gjitha drejtimet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .