RMV, nga fillimi i epidemisë këtë javë për herë të parë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me kollën e keqe
Nga fillimi i epidemisë së pertusis-it (kollës së keqe), e cila po zgjat tashmë pothuajse një vit, këtë javë për herë të parë nuk janë regjistruar raste të reja të kollës njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik (IShP). Siç thuhet në raportin e IShP-së, në periudhën nga 6 dhjetori deri më 12 dhjetor nuk është […]
Nga fillimi i epidemisë së pertusis-it (kollës së keqe), e cila po zgjat tashmë pothuajse një vit, këtë javë për herë të parë nuk janë regjistruar raste të reja të kollës njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik (IShP). Siç thuhet në raportin e IShP-së, në periudhën nga 6 dhjetori deri më 12 dhjetor nuk është raportuar asnjë rast i ri me kollë të mirë, për dallim nga një javë më parë kur u regjistruan tre raste, njofton Portalb.mk.
“Në vitin 2024 deri më 12 dhjetor të vitit 2024, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 1.171 raste me pertusis. Numri më i madh i të sëmurëve është regjistruar në territorin e Shkupit (70,5%), ndërsa të sëmurë janë regjistruar edhe në 22 qytete të tjera nëpër RMV. Në territorin e Shkupit dhe Kumanovës vazhdon të jetë aktive epidemia e pertusis-it”, thuhet në raport.
Sa i përket rekomandimeve për parandalimin e shfaqjes së rasteve të reja të kollës dhe për ta parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, është e nevojshme që: të rritet mbulimi me vaksinim primar me një vaksinë që përmban komponent kundër pertusis që të mund të arrihet niveli i mbulimit të rekomanduar nga OBSH prej 95%.
“Për këtë qëllim, në të gjitha pikat e vaksinimit në territorin e RMV-së, është e nevojshme të kryhet një inspektim i përforcuar dhe i vazhdueshëm i personave që i nënshtrohen vaksinimit të rregullt, si dhe të ftohen për aplikim të dozave të nevojshme të vaksinës. Gjithashtu, nevojitet një kërkim aktiv i intensifikuar i personave të paevidentuar, të pavaksinuar dhe të pavaksinuar plotësisht, me qëllim që të ftohen për tu vaksinuar sipas Kalendarit kombëtar të imunizimit”, thuhet në rekomandimet e IShP-së.
Kjo sëmundje në Republikën e Maqedonisë së Veriut është regjistruar me raste sporadike në 20 vitet e fundit (mesatarisht 6). Rritja e numrit të fëmijëve të pavaksinuar (ulja e mbulimit me imunizimin e detyrueshëm), fushatat kundër vaksinimit, por edhe hezitimi i prindërve në lidhje me imunizimin shkaktojnë rishfaqjen e sëmundjeve të parandalueshme me vaksina në Maqedoni.
Më 7 shkurt të këtij viti KSI rekomandoi që të shpallet epidemi e pertusis-it në Shkup. Ata propozuan edhe që nëse një fëmijë ka marrë dy doza të vaksinës për pertusis, të duhet ta marrë edhe dozën e tretë gjatë regjistrimit në kopsht të fëmijëve, me qëllim që të pranohen vetëm fëmijët e vaksinuar plotësisht.
Pertusis ose kolla e keqe prek më shpesh fëmijët në moshë nga një deri në pesë vjet, por edhe foshnjat. Periudha e inkubacionit (faza e parë e sëmundjes) ngjason me një ftohje me kollë, që më pas kthehet në një sulm me kollë të pandërprerë. Tek fëmijët e vegjël kolla mund të shkaktojë ndërprerje të frymëmarrjes dhe kështu mund të paraqesë rrezik për jetën. Me kalimin e kohës intensiteti dhe frekuenca e sulmeve të kollës bie.
Kujtojmë se shenjat e para të kollës së mirë janë të ngjashme me ftohjen, si rrjedhje hundësh dhe dhimbje fyti. Rreth një javë më pas, personi mund të ketë sulme të kollës që janë aq të rënda sa që lëshojnë një tingull të lartë midis kollitjeve ndërsa përpiqen të marrin frymë.
Në vitin 2024 deri më 12 dhjetor të vitit 2024, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 1.171 raste me pertusis. Nga data 18 janar 2024 deri më 1 gusht janë dhënë gjithsej 62.184 doza vaksine me përbërës kundër kollës së keqe. Nga atëherë deri më 12 dhjetor 2024 numri i dozave është rritur në 89.671 doza vaksine.