RMV, “Shporta e Vitit të Ri” po zgjerohet me produkte të reja, inspektorët në terren vëzhguan uljen e çmimeve për 10%
Ulje prej 10 përqind të produkteve të përfshira në shportën e Vitit të Ri është përcaktuar nga inspektorët e tregut gjatë kontrolleve të sotme në ato markete që kanë leje pune për të dielën. Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) thotë se në raftet e supermarketeve ku vendosen produktet që janë pjesë e shportës së Vitit […]
Ulje prej 10 përqind të produkteve të përfshira në shportën e Vitit të Ri është përcaktuar nga inspektorët e tregut gjatë kontrolleve të sotme në ato markete që kanë leje pune për të dielën. Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) thotë se në raftet e supermarketeve ku vendosen produktet që janë pjesë e shportës së Vitit të Ri, shihet mbishkrimi “Më pak harxhime, më shumë për ju – Ne kujdesemi!”, transmeton Portalb.mk.
ISHT thotë se monitorimi i çmimeve kryhet në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Ligjin e Tregtisë. Inspektorët shikojnë çmimet aktuale të produkteve të përfshira në listën e shportës së Vitit të Ri, si dhe çmimet më të ulëta të të njëjtave produkte që janë aplikuar në 30 ditët e fundit.
Gjatë fushatës e cila ka nisur sot dhe do të zgjasë deri më 15 janar, ISHT thotë se do të kryejnë inspektime në markete për të përcaktuar nëse respektohet marrëveshja e arritur mes qeverisë dhe tregtarëve.
Inspektorati apelon qytetarët që çdo manipulim të çmimeve të produkteve ta lajmërojnë në numrin 191 ose në ueb-faqen www.dpi.gov.mk.
Ministria e Ekonomisë njoftoi sot se shporta e Vitit të Ri, e cila fillimisht përmbante më shumë se 670 produkte, tashmë përfshin më shumë se 960 produkte nga mbi 90 prodhues dhe shpërndarës. Produktet, siç thonë ata, janë të disponueshme në 38 rrjete supermarketesh.
Nga Ekonomia thonë se lista e produkteve që mund të gjenden në ueb-faqen www.mojakosnica.mk.
Shporta e Vitit të Ri, ndërkaq, prej disa ditësh është temë mes opozitës LSDM dhe VMRO-DPMNE-së në pushtet. LSDM edhe sot, si edhe ditët e kaluara, akuzoi sot se masa është manipuluese sepse shitësit tashmë kanë rritur çmimet dhe se qeveria qëllimisht ka lënë hapësirë që kjo të ndodhë. Ata thonë se tani në vend të uljes reale të çmimeve, tregtarët vetëm do t’i kthejnë në nivelin që kanë qenë, që do të thotë se nuk do të ketë ulje reale dhe se qytetarët nuk do të përfitojnë.
“Këto janë çmime të dakorduara për të cilat vetë qeveria thotë se nuk do të ketë penalitete nëse ndonjë nga tregtarët nuk i respekton. Që do të thotë se atyre u lihet hapësira për të vendosur çmimet e tyre në kurriz të qytetarëve. Inflacioni në nëntor arriti në 4,3 përqind, ndërsa kostoja e jetesës, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës, është rritur për 3,5 përqind”, thonë nga LSDM.
Ata thonë gjithashtu se ndërkohë që çmimet e produkteve po rriten, standardet po bien dhe se qeveria në vend që të marrë përgjegjësinë dhe ta përballojë krizën në mënyrën e duhur, po merret me manipulime për të mbrojtur tregtarët.
“LSDM kërkon masa urgjente dhe sistematike për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve, duke përfshirë heqjen e TVSH-së për ushqimet, e cila realisht do të ulë çmimet në afat të gjatë dhe rritje të pagës minimale. Me uljen e TVSH-së do të lehtësohet barra financiare e familjeve deri në 2000 denarë në muaj ose rreth 24000 denarë në vit”, thonë nga LSDM.
Ata thonë gjithashtu se ndërkohë që çmimet e produkteve po rriten, standardet po bien dhe se qeveria në vend që të marrë përgjegjësinë dhe ta përballojë krizën në mënyrën e duhur, po merret me manipulime për të mbrojtur tregtarët.
Kryeministri Hristijan Mickoski nga ana e tij përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se aksioni i ndihmon drejtpërdrejt qytetarët.
“Mbi 80 kompani janë të përfshira dhe shporta e blerjeve të Vitit të Ri do të zgjerohej me mbi 1000 produkte. Kështu drejtpërdrejt ndihmojmë në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre nga goditjet e çmimeve”, shkruan Mickoski.
Shporta e Vitit të Ri përfshin: bukë dhe drithëra, produkte buke, mish dhe produkte mishi, peshk, qumësht dhe produkte të qumështit, ëmbëlsira, fruta dhe perime të freskëta, të ngrira dhe të konservuara, pije joalkoolike (të gazuara dhe jo të gazuara), pije alkoolike (verë dhe birrë) dhe më shumë.
Masa hyri sot në fuqi masa “Shporta e Vitit të Ri”, me të cilën deri më 15 janar të vitit të ardhshëm, rreth një mijë produkte që janë pjesë e listës promocionale duhet të shiten me çmime dhjetë përqind më të ulët.
Lidhaj e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) njoftoi se do të kontrollojë çmimet edhe nga shporta e Vitit të Ri, nga ku thanë se vetëm pesë ditë pas hyrjes në fuqi të masës së re, pra më 20 dhjetor, do të bëhet e ditur nëse çmimet janë ulur.
LSM thotë se më 20 janar do të dihet se sa egoistë do të jenë tregtarët dhe sa do t’i rrisin çmimet e produkteve pas përfundimit të masës.
Masën e Shportës së Vitit të Ri, Qeveria e shpalli me 5 dhjetor, pas mbi një muaji konsultimesh me biznesin. Kjo iniciativë për “Shportën e Vitit të Ri” u iniciua nga prodhuesit, shpërndarësit dhe tregtarët e produkteve ushqimore dhe produkteve alkoolike dhe joalkoolike të cilët u ofruan të dorëzojnë listë të produkteve të tyre më të shitura gjatë festave të Vitit të Ri që do të shiten me aksion me çmime më të ulëta prej 10 e më shumë përqind.