RMV, nga inboksi deri te faqja kryesore: Mediat e nxitin më tej gjuhën e urrejtjes

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai, në profilin e tij në Facebook njoftoni se ka marrë kërcënim me jetë përmes një emaili zyrtar. Për më pak se gjysmë dite, mediat raportuan statusin e tij së bashku me gjuhën e urrejtjes në titujt e artikujve të tyre. Nuk është hera e parë që […]

Nëntor 23, 2024 - 13:00
 0  5
RMV, nga inboksi deri te faqja kryesore: Mediat e nxitin më tej gjuhën e urrejtjes
Fotografi e gjeneruar me IA, në Canva

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai, në profilin e tij në Facebook njoftoni se ka marrë kërcënim me jetë përmes një emaili zyrtar. Për më pak se gjysmë dite, mediat raportuan statusin e tij së bashku me gjuhën e urrejtjes në titujt e artikujve të tyre. Nuk është hera e parë që mediat, pa pasur kujdes dhe pa e analizuar në mënyrë kritike, të transmetojnë një deklaratë apo publikim të një politikani, duke e shfrytëzuar situatën për të krijuar sensacionalizëm, për të rritur numrin e lexuesve. Kjo lloj gazetarie jocilësore sjell pasoja të shumta të dëmshme dhe në këtë rast vetëm sa e forcoi dhe përhapi mesazhin nëpër hapësirën mediatike, shkruan Portalb.mk.

Lajmi është publikuar fillimisht në Alsat duke cituar të gjithë mesazhin kërcënues në titullin e tekstit, duke mos siguruar asnjë kontekst apo këndvështrim kritik të ngjarjes.

Pamje nga titulli i lajmit
Pamje nga titulli i lajmit

agregatorin Time.mk mund të shihen disa tekste që raportojnë për ngjarjen, gjysma e tyre përmbajnë të njëjtin mesazh kërcënues në titull dhe kështu e nxitin edhe më shumë gjuhën e urrejtjes, sidomos në komentet ndër lajmin.

Megjithëse shumica e tyre e bëjnë këtë për të marrë klikime, kjo praktikë kontribuon që këto mesazhe të bëhen dominuese në sferën mediatike dhe të rrisin rrezikun e mbështetjes së tendencave negative dhe të rrezikshme në shoqëri.

Gjuha e urrejtjes është një dukuri gjithnjë më e zakonshme në internet, veçanërisht në komentet në rrjetet sociale dhe portalet e lajmeve, në vend që të raportojnë në mënyrë kritike për këtë dukuri, ato bëhen përhapësit kryesorë të mesazheve të tilla. 

Përsëritja tepër e shpeshtë e mesazhit të njëjtë i thellon ndarjet shoqërore

Ky është rasti i dytë i gjuhës së urrejtjes në javën e fundit që dërgon mesazhin e njëjtë, këtë herë të shkruar në murin e ndërtesës para Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut në Shkup. Megjithëse grafiti është fshirë pas raportimit në MPB-së nga ekipi i Portalb.mk, nëse shikojmë hapësirën online, situata bëhet shumë më e ndërlikuar.

Reagimi i shpejtë i institucioneve është shembull pozitiv se si mund të veprohet kundër përhapjes së urrejtjes në hapësirën fizike, ndërkohë që në hapësirën virtuale pothuajse nuk ka asnjë rregullim.

Në sferën online, shprehjet agresive dhe të dëmshme të urrejtjes dhe dezinformatave shpesh mbeten të pandëshkuara për një kohë të gjatë dhe mekanizmat për heqjen e shpejtë janë dukshëm më të dobëta. Ajo që mungon janë strategjitë dhe mekanizmat konkrete dhe efektive për monitorimin dhe fshirjen e përmbajtjeve të dëmshme në internet. Ligjet dhe rregullativat si “Akti i shërbimeve digjitale” mund të ndihmojnë në rregullimin e kësaj fushe, por gjithashtu nevojitet edhe pjesëmarrje aktive të platformave për media sociale dhe shoqërisë së gjerë në luftën kundër urrejtjes dhe dezinformatave online.

Mediat luajnë rol kryesor në polarizimin e shoqërive

Përsëritja shumë e shpeshtë e mesazhit të njëjtë mund të ketë efekte negative, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbulimin mediatik. Sidomos gjatë periudhave me përmbajtje emocionale dhe ndarje politike. Kur shoqëria është e polarizuar, mediat shpesh detyrohen të zgjedhin anë ose të preferojnë një narrativ para tjetrit, gjë që mund të përforcojë ndarjet tashmë ekzistuese.

Në kushte të tilla, mediat duhet ta ndërmarrin përgjegjësinë për të balancuar narrativët dhe të punojnë për të reduktuar ndarjet duke u fokusuar në dialogun konstruktiv, verifikimin e fakteve dhe informimin objektiv. Është gjithashtu e rëndësishme të zhvillohen mekanizma të cilat do t’i mbrojnë mediat nga ndikimi politik ose ekonomik dhe do t’i nxitin gazetarët të angazhohen për raportim etik.

Mediat nuk janë aty vetëm për të përcjellë informacione, ato veprojnë si interpretues dhe kuratorë, duke përzgjedhur dhe inkuadruar përmbajtje për të ndihmuar publikun të kuptojë çështje të ndërlikuara.

Gjuha e urrejtjes e mediave ndikon drejtpërdrejt ose tërthorazi në jetët tona

Gjuha e urrejtjes që vjen nga mediat ka një ndikim të madh në jetën e përditshme, sepse mediat jo vetëm që formësojnë opinionin dhe qëndrimet publike, por ndikojnë edhe në vlerat, politikat dhe identitetet shoqërore. Kur mediat përhapin gjuhë të urrejtjes ose i përforcojnë ndarjet, kjo mund të ketë pasoja serioze.

Gjuha e tillë është e dëmshme për shoqërinë dhe mund të manifestohet në mënyra të ndryshme, nga fyerjet e hapura dhe diskriminimi deri te format më pak të dukshme të urrejtjes, siç janë mikroagresionet dhe stereotipat. Shpesh mund të ketë një efekt shkatërrues mbi personalitetet, komunitetet dhe shoqërinë në tërësi.