RMV, policia financiare ka ngritur padi ndaj tre zyrtarëve për keqshfrytëzim të tokës bujqësore shtetërore

Policia Financiare në Maqedoninë e Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tre zyrtarëve të Ministrisë për bujqësi, pylltari dhe ujëra, në lidhje me shfrytëzimin e një toke shtetërore bujqësore, transmeton Portalb.mk. Njëri akuzohet për punë të papërgjegjshme pasi para tre vjetëve nuk ka përgatitur procesverbal gjatë marrjes së udhëheqjes në lidhje me punën e subjektit […]

Nëntor 8, 2024 - 23:00
 0  8
RMV, policia financiare ka ngritur padi ndaj tre zyrtarëve për keqshfrytëzim të tokës bujqësore shtetërore
Fushë për kultivimin e kulturave bujqësore. Foto nga Faton Curri - Portalb.mk.

Policia Financiare në Maqedoninë e Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tre zyrtarëve të Ministrisë për bujqësi, pylltari dhe ujëra, në lidhje me shfrytëzimin e një toke shtetërore bujqësore, transmeton Portalb.mk.

Njëri akuzohet për punë të papërgjegjshme pasi para tre vjetëve nuk ka përgatitur procesverbal gjatë marrjes së udhëheqjes në lidhje me punën e subjektit juridik Sh.A. “Ilinden” – Shkup, duke i mundësuar shfrytëzim të paligjshëm të tokës bujqësore shtetërore, ashtu që prej vitit 2021 e deri në vitin 2024 është dëmtuar buxheti për 15 miliard denarë.

I akuzuari tjetër dyshohet se ka kryer shkelje ligjore, pasi nuk e ka dërguar Deklaratën për prishjen e marrëveshjes në Regjistrin e vetëm të pronës bujqësore, ndërsa zyrtari i tretë akuzohet se nuk ka vepruar në bazë të rregullave të Komisionit për kryerjen e shpronësimit.