RMV, Prokuroria ka kryer ekspertizë në aksidentin në Çair ku humbi jetën një 16-vjeçar
Një i ri 16-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, përballë çerdhes “Fidani”, ku i riu që po voziste motoçikletë është përplasur me një trotinet që po e voziste një 14-vjeçar, njofton Portalb.mk. “Motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendngjarje nga lëndimet e marra, ndërsa […]


Një i ri 16-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, përballë çerdhes “Fidani”, ku i riu që po voziste motoçikletë është përplasur me një trotinet që po e voziste një 14-vjeçar, njofton Portalb.mk.
“Motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendngjarje nga lëndimet e marra, ndërsa mjeku i Emergjencës ka konstatuar vdekjen. Ndërkohë, 14-vjeçari ka pësuar lëndime të cilat janë konfirmuar në Qendrën Emergjente në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Prokuror publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer ekpertizë në vendin e ngjarjes së aksidentit në Çair.
Siç kumtuan nga Prokuroria Publike, sipas informatave fillestare pas ekspertizës, një 16-vjeçar ka drejtoruar motoçikletën pa patentë shoferi dhe përkrenare mbrojtëse, si dhe me shpejtësi më të madhe seç është e lajuar.
“Në lokacion kritik nuk ka arritur të evitojë një trotinet elektrik të cilin në rrugë e ka drejtuar një 14-vjeçar. Në aksident, shoferi i motoçikletës ka marrë lëndime të rënda trupire prej të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa minorenti i cili e ka drejtuar trotinetin është lënduar dhe është mbajtur në spital për mjekim”, kumtoi Prokuroria.
Me qëllim të konfirmimit të arsyeve për aksidentin, prokurorir publik ka dhënë disa urdhra dhe drejtime.
“Po sigurohen dhe po kontrollohen xhirime nga videombikëqyrja në lokacionin konkret. Është dhënë urdhër për autopsi të trupit të së ndjerit, ndërsa edhe tek minirenti i cili ka drejtuar trotinetin do të realizohen analiza për prezencë eventuale të alkoolit ose substancave tjera të palejueshme”, thuhet në Kumtesën e Prokurorisë Themelore Publike.