RMV, sot pritet të zgjidhen anëtarët e ASHMAA, të kontestuar nga Shoqata e Gazetarëve
Procedura për zgjedhjen e anëtarëve të paanshëm dhe kompetent në Këshillin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale nuk do të ndërpritet, pavarësisht kritikave, transmeton Portalb.mk. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk komenton ndjenja dhe deklarata në këtë drejtim, por se do të zgjidhet secili që i plotëson kushtet ligjore. Zgjedhja e anëtarëve të […]
![RMV, sot pritet të zgjidhen anëtarët e ASHMAA, të kontestuar nga Shoqata e Gazetarëve](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/11/DSCN3296.jpg?fit=1024%2C768&quality=89&ssl=1)
![Media, gazetarë, gazetari. televizion, kamera, foto: Suad Bajrami](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2023/11/DSCN3296.jpg)
Procedura për zgjedhjen e anëtarëve të paanshëm dhe kompetent në Këshillin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale nuk do të ndërpritet, pavarësisht kritikave, transmeton Portalb.mk.
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk komenton ndjenja dhe deklarata në këtë drejtim, por se do të zgjidhet secili që i plotëson kushtet ligjore. Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Agjencisë së mediave është në rend dite në seancën e nesërme
“Zgjedhja e anëtarëve të ASHMAA si dhe zgjedhja e bartësve të funksioneve të larta shtetërore bëhet vetëm në bazë të dispozitave ligjore dhe secili që i plotëson dispozitat ligjore dhe është i propozuar për ta ushtruar atë detyrë, do ta ushtrojë. Mbi bazën e ndjenjave dhe deklaratave që nuk çojnë drejt përmirësimit të atij procesi, unë nuk do të jap koment. Të gjithë ata që i respektojnë kriteret ligjore dhe kushtetuese mundet të zgjidhet për secilën pozitë që propozohet”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.
Ndryshe, Komisioni për zgjedhje dhe emërime (29 janar) ka përzgjedhur shtatë kandidatët e propozuar për anëtarë në Këshillin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA). Shtatë anëtarët e përzgjedhur në Komision janë: Viktor Pavlovski, Sasho Stefanovski, Petar Gjurovski, Cvetanka Minovska, Afrona Vërzivolli, Nafije Selmani dhe Gordana Majnova.
Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audio-Vizuale (AShMAA) dhe Këshillit Programor të RTM-së, zvarritet prej vitesh, për faktin se partitë maqedonase nuk arrinin të gjejnë gjuhë të përbashkët.
Kujtojmë se edhe në Raportin e fundit të Komisionit Evropian, u kërkua një gjë e tillë, pra të emërohen anëtarë të Këshillit Programor të Transmetuesit Publik dhe Këshillin Rregullator të Medias.
Emrat më të përfolur ishin Nafije Selmani, e cila ishte këshilltare e Alternativës në komunën e Çairit, kandidate për kryetare të Shkupit nga Lëvizja Besa dhe kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare nën logon e koalicionit VLEN. E diskutueshme ishte edhe përzgjedhja e Afrona Verzivolit, e cila u emërua dhe më pas u shkarkua nga qeveria aktuale si kryerevizore e fondeve IPA për shkak të mospasjes së certifikatës. Komisioni Antikorrupsion ka hapur lëndë për të vlerësuar mënyrën e përzgjedhjes së tyre.
Delegacioni i BE-së në Shkup ka theksuar nevojën e zgjedhjes së kandidatëve profesional në këshillin e Agjencisë së mediave kurse Ambasada e Gjermanisë deklaroi se kritikat që vinë nga nëpunësit mediatik për emrat e kandidatëve janë shqetësuese.
Në lidhje me emërimet në ASHMAA ka reaguar Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)
“Shprehim shqetësimin për zgjedhjen e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime”, deklaruan nga SHGM-ja, duke vlerësuar se në atë seancë mungoi transparenca.
Ata theksojnë se disa nga kandidatët e përzgjedhur nuk i plotësojnë as kushtet e kërkuara, ndërsa disa tjerë problematike e kanë edhe historinë partiake, ndërkohë u anashkaluar kandidatët me karrierë profesionale.
“Theksojmë se puna e rregullatorit të medias është nën vëzhgimin e rregullt nga Komisioni Evropian dhe organizata të tjera të besueshme si Reporterët pa Kufij dhe Freedom House”, paralajmëruan nga SHGM-ja, duke kërkuar nga deputetet të tregojnë përgjegjësi gjatë përzgjedhjes.