RMV, një tren mallrash doli nga binarët, nuk ka të lënduar

Në incidentin e djeshëm në hekurudhat e Maqedonisë, një tren mallrash ka dalë nga binarët ndërmjet stacioneve hekurudhore “Kadina Reka” dhe “Zelenikovë”. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:37, pas së cilës komunikacioni në atë pjesë është ndërprerë plotësisht, transmeton Portalb.mk. Sipas informacioneve të Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QRMK) Shkup, fatmirësisht nuk ka të […]

Nëntor 18, 2024 - 18:00
 0  5
RMV, një tren mallrash doli nga binarët, nuk ka të lënduar
Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut. Foto nga Faton Curri - Portalb.mk

Në incidentin e djeshëm në hekurudhat e Maqedonisë, një tren mallrash ka dalë nga binarët ndërmjet stacioneve hekurudhore “Kadina Reka” dhe “Zelenikovë”. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:37, pas së cilës komunikacioni në atë pjesë është ndërprerë plotësisht, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve të Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QRMK) Shkup, fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ekipet e Hekurudhave të Maqedonisë janë dërguar menjëherë në terren për të punuar në eliminimin e pasojave dhe normalizimin e qarkullimit.

Për ndërprerjet janë paralajmëruar pasagjerët dhe trenat e mallrave që udhëtojnë në këtë pjesë të itinerarit dhe së shpejti pritet që qarkullimi të normalizohet.