RMV, zëvendëskryeministri Nikolloski nënshkroi marrëveshje për transport dhe tranzit falas të mallrave me Ukrainën

Zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Nikoloski, mbajti një video-konferencë me Oleksiy Kuleba, zëvendëskryetar i Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, shkruan Portalb.mk. Dy nënkryetarët, në emër të qeverive të dy vendeve, nënshkruan Protokollin për ndryshimin e Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Ukrainës për transport ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave. Kjo marrëveshje […]

shkurt 12, 2025 - 21:00
 0  3
RMV, zëvendëskryeministri Nikolloski nënshkroi marrëveshje për transport dhe tranzit falas të mallrave me Ukrainën
FOTO: Ministria e Transportit

Zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Nikoloski, mbajti një video-konferencë me Oleksiy Kuleba, zëvendëskryetar i Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, shkruan Portalb.mk.

Dy nënkryetarët, në emër të qeverive të dy vendeve, nënshkruan Protokollin për ndryshimin e Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Ukrainës për transport ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.

Kjo marrëveshje parasheh që të dy vendet të bëjnë liberalizimin e transportit dypalësh dhe transit në transportin rrugor ndërkombëtar të mallrave, gjegjësisht që ai të bëhet pa leje.

“Transportuesit nga të dyja vendet do të mund të kryejnë transport për në/nga vendet e treta në bazë të lejeve të shkëmbyera ndërmjet Maqedonisë dhe Ukrainës në mënyrë reciprociteti në baza vjetore. Për sa i përket transportit dypalësh dhe transit me Euro standardin 2, ai mbetet të kryhet në përputhje me lejet e shkëmbyera edhe në baza vjetore. Të dyja palët shprehën gatishmërinë për promovimin dhe zhvillimin e transportit të udhëtarëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transportit.

Këto ndryshime, sipas Nikollovskit, janë në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore ndërmjet Maqedonisë dhe Ukrainës.

“Zëvendëskryeministri Nikoloski theksoi mbështetjen e fuqishme të Qeverisë dhe popullit maqedonas për Ukrainën dhe popullin ukrainas, duke theksuar gatishmërinë për të ofruar ndihmë të vazhdueshme”, thuhet në deklaratë.