Roza Lati flet për pauzën nga ekrani

Prej kohësh mungesa e saj në ekran ngriti shumë pikëpyetje dhe thashetheme. A ishte tërhequr Roza Lati për shkak të lodhjes, zhgënjimit apo një dashurie që i ndryshoi jetën? Në një rrëfim të sinqertë përballë gazetarëve të vegjël të “Kurthi i Piter Pan”, moderatorja theu heshtjen dhe rrwfeu një faze të jetës që pak e […]

qershor 30, 2025 - 18:00
 0  4
Roza Lati flet për pauzën nga ekrani

Prej kohësh mungesa e saj në ekran ngriti shumë pikëpyetje dhe thashetheme. A ishte tërhequr Roza Lati për shkak të lodhjes, zhgënjimit apo një dashurie që i ndryshoi jetën?

Në një rrëfim të sinqertë përballë gazetarëve të vegjël të “Kurthi i Piter Pan”, moderatorja theu heshtjen dhe rrwfeu një faze të jetës që pak e kishin kuptuar.

“Dashuria më erdhi në momentin e duhur,” tha Roza Lati, duke treguar se pauza nga televizioni nuk ishte humbje, por një nevojë e thellë shpirtërore për t’u rikthyer tek vetja.

Ishte një kohë për t’u qetësuar, për të dëgjuar zemrën dhe për të kuptuar që, ndonjëherë, buzëqeshja që u dhuron publikut vjen vetëm pasi ke arritur të buzëqeshësh vetë me jetën tënde.

“Unë do të thoja që çdo gjë ndodh në momentin e duhur. Kjo faza ime që isha në ajër me televizionin sepse kalova shumë peripeci, erdhi pikërisht dashuria në atë moment. Po të më kishte ardhur dashuria kur unë isha me motorët e ndezur të karrierës, nuk do i kisha dhënë shumë rëndësi, sepse jam shumë e fokusuar tek puna. Dashuria ka ardhur në momentin e duhur, dhe kjo pauza ime mendoj se ma bëri Zoti të qartë ‘ulu qetësohu, mbushu’, që të më qeshi zemra mua, që unë pastaj të kem zemër dhe të qesh para kamerave për publikun”, tha Roza Lati.