Meghan përballet me një padi 10 milionë dollarëshe, zbulohet arsyeja befasuese
Një fanse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ngritur pretendime të rënda ndaj Meghan Markle dhe Netflix, pasi thotë se është djegur rëndë nga një receta e kripës së banjës që është shpërndarë në serialin “With Love, Meghan”. Robin Patrick, nga Maryland deklaron se pas përdorimit të përzierjes me kripëra Epsom dhe Himalaje, vaj […]

Një fanse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ngritur pretendime të rënda ndaj Meghan Markle dhe Netflix, pasi thotë se është djegur rëndë nga një receta e kripës së banjës që është shpërndarë në serialin “With Love, Meghan”.
Robin Patrick, nga Maryland deklaron se pas përdorimit të përzierjes me kripëra Epsom dhe Himalaje, vaj arnika dhe vaj livandoje, ka pësuar djegie, plagë të hapura dhe dhimbje të forta, raporton The Sun.
Receta në fjalë u paraqit në episodin e parë të emisionit, ku Meghan e përgatiti si dhuratë relaksuese për një mik të saj. Por për Patrick, përdorimi i kësaj recete shkaktoi të djegura dhe dhimbje.
Ajo tani kërcënon me një padi prej 10 milionë dollarësh ndaj Dukeshës së Sussex-it, Netflix dhe kompanisë së produksionit “Archewell”.
Sipas saj, receta u shpërnda pa asnjë paralajmërim për efektet anësore, gjë që përbën “neglizhencë të rrezikshme”
Avokati i Meghan Markle, Cameron Stracher, i ka hedhur poshtë akuzat, duke theksuar se përdorimi i këtyre përbërësve kërkon kujdes për njerëzit me sëmundje kronike, dhe se kjo është e qartë edhe në etiketat e produkteve.