Rozana Radi hedh dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit
Një deklaratë e bërë nga Rozana Radi gjatë një bisede me Livian brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka shkaktuar debat në rrjet. Gjatë diskutimit, Rozana reagoi ndaj një akuze të bërë nga një banore tjetër, e cila e kishte quajtur atë homofobe. Në përpjekje për t’u mbrojtur, ajo u shpreh: “Si mund të […]


Një deklaratë e bërë nga Rozana Radi gjatë një bisede me Livian brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka shkaktuar debat në rrjet.
Gjatë diskutimit, Rozana reagoi ndaj një akuze të bërë nga një banore tjetër, e cila e kishte quajtur atë homofobe. Në përpjekje për t’u mbrojtur, ajo u shpreh: “Si mund të më akuzojë ajo mua për homofobe, kur unë rri gjithë ditën me Gjestin?”
Kjo fjali ka ngritur shumë pikëpyetje në rrjetet sociale, veçanërisht në Twitter, ku videoja e momentit është bërë virale.
ca nenkupton o rozana? #bbvipal4
pic.twitter.com/LGaUGWPMMS— Melody (@Melody170441899) February 18, 2025
Shumë ndjekës kanë komentuar se, në mënyrë të tërthortë, Rozana ka lënë të kuptohet se ka dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit.