Rregullatori do të vendosë nëse do të ketë apo jo rritje të energjisë elektrike
Kryeministri Hristijan Mickoski në dy mendje, thotë se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, por gjithashtu deklaron se rritja e çmimit të energjisë elektrike mund jetë maksimum deri në 1 ose 1.5%. Pasi ka kaluar në Kuvend ligji për energjetikë, Mickoski thotë se tani mbetet të vendos Komisioni Rregullator i Energjetikës, […]
Kryeministri Hristijan Mickoski në dy mendje, thotë se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, por gjithashtu deklaron se rritja e çmimit të energjisë elektrike mund jetë maksimum deri në 1 ose 1.5%. Pasi ka kaluar në Kuvend ligji për energjetikë, Mickoski thotë se tani mbetet të vendos Komisioni Rregullator i Energjetikës, i cili është trup i pavarur. Por shton se sipas njohurive të tj, rritja mund të lëviz nga 0 deri në 1%.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Dje ka kaluar ligji për plotësim të ligjit për energjetikë. Nga EVN jam informuar se i kanë rritur kapacitetet në maksimum. Tani i mbetet KRRE-së, ai është trup i pavarur, për të vendosur. Sipas njohurive të mia në këtë fushë, nuk pres të ketë rritje për kategorinë e parë dhe të dytë, ose ajo do të ishte minimale 0,5% deri në 1%, ose rritja e përgjithshme dyfish më pak se inflacioni, jo më shumë se 1-1.5%, pra të lëviz nga 0-1%. Qytetarët të jenë të qetë se rritje të çmimit të energjisë elektrike nuk do të ketë, pres këtë ta vendos KRRE”.
Javën e kaluar deputetët e VMRO-DPMNE-së dorëzuan propozim-ligj në Kuvend, për plotësim të ligjit për energjetikë, me qëllimin që siç thanë, ta parandalojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku. Sipas Mickoskit, grupi i parë dhe i dytë i amviserive nuk do të ketë rritje, kurse blloku i tretë dhe katërt mund të ketë rritje mes 1 dhe 2%.
Kryetari i Komisionit Rrregullator të Energjetikës Marko Bislimovski në një intervistë poashtu tha se pret të ketë rritje prej 1% pasi sipas tij kjo nuk do të përbënte ndonjë problem për amviseritë, mirëpo nuk e tha se për cilin bllok të tarifave bëhet fjalë, por shtoi se për këtë do të vendos Komisioni.