Rritje e sulmeve fishing në RMV, autoritetet: Mos ndani të dhëna personale dhe mos hapni linqe të dyshimta

Në lidhje me rritjen e numrit të mashtrimeve që janë vërejtur këtë vit, të cilat përfshijnë sulme phishing dhe raste të përfaqësimit të rremë në emër të Postës së Maqedonisë së Veriut, si dhe institucioneve të tjera shtetërore dhe subjekteve juridike, Sektori i Krimeve Kibernetike në MPB informon qytetarët se qëllimi kryesor i mashtrimeve phishing […]

dhjetor 18, 2024 - 14:00
 0  5
Rritje e sulmeve fishing në RMV, autoritetet: Mos ndani të dhëna personale dhe mos hapni linqe të dyshimta
Hakerë, sulm kibernetik, foto: Tima Miroshnichenko/Pexels

Në lidhje me rritjen e numrit të mashtrimeve që janë vërejtur këtë vit, të cilat përfshijnë sulme phishing dhe raste të përfaqësimit të rremë në emër të Postës së Maqedonisë së Veriut, si dhe institucioneve të tjera shtetërore dhe subjekteve juridike, Sektori i Krimeve Kibernetike në MPB informon qytetarët se qëllimi kryesor i mashtrimeve phishing është mbledhja e të dhënave personale ose detyrimi i tyre për të vizituar një faqe interneti të rreme përmes së cilës, duke lënë të dhënat e tyre personale, mund të shkaktohet keqpërdorim i mëtejshëm i të njëjtave. MPB bën thirrje të mos ndahen të dhëna personale dhe të mos hapen linqe të dyshimta, transmeton Portalb.mk.

“Ky lloj sulmi phishing vjen në formën e mesazheve SMS që informojnë qytetarët se kanë një dërgesë të supozuar në emrin e tyre, për të cilën kërkohet të paguajnë një shumë shumë të vogël për dorëzim. Mesazhi SMS përmban gjithashtu një link URL, e cila të çon në një faqe interneti të krijuar për t’u dukur si uebsajti legjitim i Postës së Maqedonisë së Veriut, si dhe i institucioneve të tjera shtetërore dhe subjekteve juridike. Nëpërmjet një formulari për futjen e të dhënave, qytetarët fusin të dhënat e kartës së pagesës. Zakonisht, pagesa e shumës fillestare bëhet menjëherë dhe pas njëfarë kohe bëhet një transaksion më i madh. Këto emaile janë një përpjekje klasike për mashtrim për të mbledhur të dhëna personale për keqpërdorim të mëtejshëm. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes, të mos i hapin këto mesazhe dhe në asnjë rast të mos kontaktojnë dërguesin përmes linkut të dhënë apo të ndajnë të dhënat personale nëse kërkohet”, thonë nga MPB.

Kohët e fundit,thonë nga MPB, ky lloj mashtrimi ka marrë një formë tjetër ku qytetarët manipulohen për të investuar në platforma të rreme të investimeve dhe tregtimit të kriptomonedhave.

“Mashtrimi zakonisht fillon me gjetjen dhe regjistrimin e viktimës në një platformë investimi dhe tregtimi të supozuar të kriptomonedhave, për t’u kontaktuar më vonë (më shpesh me telefon) nga numrat e telefonit të huaj nga autorë të panjohur. Autorët paraqiten si këshilltarë investimi dhe financiarë dhe do të nisin një komunikim intensiv dhe të gjatë me viktimat, duke i shtyrë ata të investojnë gjithnjë e më shumë burime financiare. Gjatë komunikimit, autorët e panjohur përmendin vazhdimisht se viktima mund të tërheqë në çdo moment fondet e depozituara, si dhe fitimet e realizuara. Por kur vjen koha që ajo të realizohet, autorët shpikin pengesa të ndryshme dhe pagesa shtesë për realizimin e të njëjtës”, shtojnë nga MPB.

Për të mbrojtur qytetarët nga ky lloj mashtrimi, Sektori i Krimeve Kibernetike rekomandon të mos hapen linqe të dyshimta dhe skedarë të bashkangjitur në mesazhet e-mail nga dërgues të panjohur, të mos iu përgjigjen numrave të panjohur të telefonit dhe të mos lihen të dhëna personale, të dhëna nga kartelat pagesore në faqet e internetit dhe platformat e panjohura. Gjithashtu, nëse qytetarët gjejnë platforma të caktuara apo shërbime investimi të çfarëdo lloji, atyre u kërkohet të kontrollojnë online për legjitimitetin dhe origjinalitetin e tyre, pra nëse plotësojnë disa kritere për rregullimin ndërkombëtar për brokerët.

Kjo është e disata herë (me 05 dhjetor dhe me 14 nëntor), me ç’rast edhe atëherë bëri thirrje për kujdes.

Kujtojmë se edhe gjatë muajit shtator të këtij viti, qytetarët ishin shënjestër e një mashtrimit për vjedhjen e të dhënave personale. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se qytetarët merrnin e-maile në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike (BPS), Sasho Tasevski, i cili dukej si ftesë në gjykatë.