Janë sekuestruar 780 kilogramë duhan në një aksion të madh në Manastir dhe Resnjë, tre persona do të përgjigjen penalisht

Sektori i kontrollit dhe hetimeve në Drejtorinë doganore ka kryer aksion të madh në Manastir dhe Resnjë, në të cilin janë konfiskuar 780 kilogramë duhan të prerë në vlerë të përgjithshme prej 3,4 milionë denarë. Operacioni përfshinte kontrolle të shtëpive dhe hapësirave ndihmëse, ndërsa janë kryer edhe kontrolle në tregjet e qytetit, transmeton Portalb.mk. Tre […]

dhjetor 18, 2024 - 14:00
 0  5
Janë sekuestruar 780 kilogramë duhan në një aksion të madh në Manastir dhe Resnjë, tre persona do të përgjigjen penalisht
Sekuestrim i duhanit. Foto: Dogana e RMV-së

Sektori i kontrollit dhe hetimeve në Drejtorinë doganore ka kryer aksion të madh në Manastir dhe Resnjë, në të cilin janë konfiskuar 780 kilogramë duhan të prerë në vlerë të përgjithshme prej 3,4 milionë denarë. Operacioni përfshinte kontrolle të shtëpive dhe hapësirave ndihmëse, ndërsa janë kryer edhe kontrolle në tregjet e qytetit, transmeton Portalb.mk.

Tre autorë do të përgjigjen penalisht, ndërsa ndaj një personi do të ngrihet kallëzim për kundërvajtje. Nga këto akte në procedurë para hetimore është konstatuar dëm i drejtpërdrejtë në Buxhetin në vlerë prej 2,8 milionë denarë.

Inspektorët e Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve kanë ushtruar kontroll në ambientet ndihmëse të përdorura si dyqan nga personi S.T. nga Resnja, dhe gjetën rreth 259 kilogramë duhan të prerë. Kontrolle janë kryer edhe në tregun e qytetit, gjatë të cilave personit R.N. nga Resnja i janë sekuestruar 100 kilogramë duhan i prerë.

Të njëjtën ditë, pas dhënies së urdhëresës për bastisje të banesës dhe objekteve tjera ndihmëse nga Gjykata Themelore në Manastir, është bërë bastisje e objekteve ndihmëse të cilat janë përdorur si garazhe nga personi Gj. K. gjatë së cilës u gjetën afërsisht 283 kilogramë duhan i prerë. Po ashtu, gjatë kontrolleve në tregun e qytetit në Manastir, të njëjtit person i janë sekuestruar edhe 88 kilogramë duhan të prerë, si dhe 49 kilogramë duhan i prerë nga personi T.N.

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar, doganierët dhe ekipet mobile kanë penguar tentativa për kontrabandë të mallrave të ndryshme, pajisje kompjuterike të përdorura për minierat e kriptovalutave, suplemente, parfume me firma të markave të famshme të modës, një frigorifer kamioni, veshmbathje, si dhe u pengua një tentativë për import ilegal të zogjve.