MPB publikoi fletarrestimet ndërkombëtare për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin
Pas kërkesës së Prokurorisë dhe vendimit të Gjykatës për shqiptimin e paraburgimit 30-ditor, Ministria e Punëve të Brendshme sot i ka publikuar flet arrestimet ndërkombëtare për ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami. Ata për momentin nuk janë të kapshëm për organet e rendit, përkatësisht ndodhen jashtë Maqedonisë së Veriut, […]
Pas kërkesës së Prokurorisë dhe vendimit të Gjykatës për shqiptimin e paraburgimit 30-ditor, Ministria e Punëve të Brendshme sot i ka publikuar flet arrestimet ndërkombëtare për ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami. Ata për momentin nuk janë të kapshëm për organet e rendit, përkatësisht ndodhen jashtë Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup dje kërkoi fletarrestim ndërkombëtar për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin në lidhje me rastin “Lotaria Shtetërore”, pasi Gjykata Themelore Penale në Shkup kishte vendosur për masën 30-ditore të paraburgimit për dy të akuzuarit.
“Pas vendimeve të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, me të cilat u caktua paraburgimi për dy të dyshuarit në hetimin për përvetësim në “Lotarinë shtetërore”, të cilët nuk janë në dispozicion të organeve të rendit, Prokuroria Themelore Publike Shkup sonte do të lëshojë urdhër deri te Ministria e Punëve të Brendshme për publikimin e një urdhër-arresti kombëtar dhe një deklaratë për lëshimin e një fletarrestimi ndërkombëtar”, raportoi Prokuroria.
Dy të akuzuarit janë të pakapshëm për organet e ndjekjes lidhur me hetimin për Lotarinë Shtetërore.
“Pas njoftimit të marrë nga MPB kompetente, të dy personat për të cilët prokuroria publike propozoi masën e paraburgimit nga gjetja e tyre gjegjësisht privimi nga liria, ndërsa lidhur me hetimin në Lotarinë Shtetërore, janë të pakapshëm për organet e ndjekjes, mori vendim që ta pranojë propozimin e prokurorisë publike dhe u caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të ekzistimit të bazave nga neni 165 paragrafi 1, pika 1 dhe 2”, bëjnë të ditur nga Gjykata Penale.
Ndryshe, kallëzime penale kundër ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Metodija Dimovski dhe ish-drejtorit të Lotarisë së RMV-së Përparim Bajrami dhe pesë personave të tjerë, ka dorëzuar sot (17 dhjetor) në Prokurorinë Publike, Departamenti për luftimin e krimit të organizuar. Ata akuzohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorimi i procedurës së shpalljes publike, dhënies së kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publiko-privat”. Grubi dhe Bajrami akuzohen se kanë dëmtuar buxhetin e Lotarisë me mbi 501 milionë denarë.
Mlë 16 dhjetor policia ka bastisur disa shtëpi për shkak të dyshimeve për krim të organizuar në Lotarinë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut. Policia ka bastisur shtëpitë e ish zv/kryeministrit Artan Grubi dhe shtëpinë e ish drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami. Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, siç ka njoftuar ai, ndodhet për vizitë familjare në Kosovë. Në shtëpi nuk është gjetur as i dyshuari Përparim Bajrami.
Artan Grubi, u tërhoq nga jeta publike, pas shpalljes së emrit të tij në Listën e Zezë amerikane. Me këtë rast, në njoftimin zyrtar të Departamentit të Shtetit Amerikan thuhet se Artan Grubi bashkë me gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti janë të përfshirë në korrupsion në procesin gjyqësor të Sasho Mijallkovit, ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoninë e Veriut, i cili gjithashtu është në Listën e Zezë.
- LEXO: Kallëzime penale për ish-kryeministrin Kovaçevski, Grubin, Bajramin dhe 5 personat e tjerë të përfshirë në rastin “Lotaria”
- LEXO: U publikuan detaje nga rasti “Lotaria Shtetërore”, Prokuroria kërkoi paraburgim për Grubin dhe Bajramin
- LEXO: Përveç Grubit dhe Bajramit, nën hetim për keqpërdorimet në Lotarinë e RMV-së është edhe një ish-kryeministër