Rruga Merovë-Sallarevë në Zhelinë gati për asfaltim, Blerim Sejdiu viziton terrenin

Blerim Sejdiu, kryetar i komunës së Zhelinës, vizitoi sot terrenin për të parë nga afër punimet për përgatitjen e rrugës Merovë-Sallarevë për asfaltim. “Punimet po zhvillohen me ritëm të mirë The post Rruga Merovë-Sallarevë në Zhelinë gati për asfaltim, Blerim Sejdiu viziton terrenin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 11, 2026 - 16:00
 0
Rruga Merovë-Sallarevë në Zhelinë gati për asfaltim, Blerim Sejdiu viziton terrenin

Blerim Sejdiu, kryetar i komunës së Zhelinës, vizitoi sot terrenin për të parë nga afër punimet për përgatitjen e rrugës Merovë-Sallarevë për asfaltim.

Punimet po zhvillohen me ritëm të mirë dhe brenda pak ditësh do të fillojmë edhe me asfaltimin e kësaj rruge, një projekt i rëndësishëm që do ta lehtësojë qarkullimin dhe do ta përmirësojë jetën e përditshme të banorëve të kësaj zone,” tha Sejdiu.

Ai shtoi: “Ne nuk ndalemi. Punojmë çdo ditë që çdo fshat dhe çdo lagje të ketë infrastrukturë më të mirë dhe zhvillim më të madh. Fjalët kalojnë, por projektet mbeten.”

Ky projekt pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe të rrisë mirëqenien e banorëve në zonën përreth, duke përforcuar përpjekjet e komunës për zhvillim të qëndrueshëm. Gazeta Flaka

The post Rruga Merovë-Sallarevë në Zhelinë gati për asfaltim, Blerim Sejdiu viziton terrenin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .