Rukiqi: S’ka asnjë projekt investiv që ka ndikuar në zhvillim ekonomik e as në krijim të vendeve të punës
Kryeministri Albin Kurti thotë se Kosova renditet e dyta në Europën në zhvillim (që përfshin Europën Qendrore dhe Lindore, Baltikun, Ballkanin dhe Kaukazin e Jugut) dhe e pesta në mbarë botën sa i përket tërheqjes së nivelit më të lartë të FDI në raport me GDP-në. Por ndaj postimit të kryeministrit Kurti ka reaguar zyrtari […]
Kryeministri Albin Kurti thotë se Kosova renditet e dyta në Europën në zhvillim (që përfshin Europën Qendrore dhe Lindore, Baltikun, Ballkanin dhe Kaukazin e Jugut) dhe e pesta në mbarë botën sa i përket tërheqjes së nivelit më të lartë të FDI në raport me GDP-në.
Por ndaj postimit të kryeministrit Kurti ka reaguar zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, i cili ka thënë se nuk ka asnjë projekt investiv që ka ndikuar në zhvillim ekonomik e as në krijim të vendeve të punës, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Investime te Huaja ne Kosove jane:
1. Patundshmerite
2. Riiinvestimi i fitimeve te bankaveRrjed
himisht, nuk ka asnje projekt investiv qe ka ndikuar ne zhvillim ekonomik e as ne krijim te vendeve te punes.
Gjuha per luften dhe rreth luftes e Kryeministrit, ne çdo medium global, ka nxitur dekurajim dhe frenim te investimeve te jashtme dhe te brendshme.