Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?
Lufta me Iranin pritet t’i kushtojë Izraelit rreth 3 miliardë dollarë në javë. Kostoja e konfliktit për ekonominë izraelite vlerësohet të arrijë në rreth 9.4 miliardë shekelë (afërsisht 3 miliardë dollarë) në javë, nëse kufizimet kombëtare mbeten në fuqi, sipas Ministrisë së Financave të Izraelit, raporton Reuters . Të hënën, pas një vlerësimi të situatës në mes të […]
Lufta me Iranin pritet t’i kushtojë Izraelit rreth 3 miliardë dollarë në javë.
Kostoja e konfliktit për ekonominë izraelite vlerësohet të arrijë në rreth 9.4 miliardë shekelë (afërsisht 3 miliardë dollarë) në javë, nëse kufizimet kombëtare mbeten në fuqi, sipas Ministrisë së Financave të Izraelit, raporton Reuters .
Të hënën, pas një vlerësimi të situatës në mes të tensioneve me Iranin, Komanda e Frontit të Brendshëm e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) vendosi të zgjasë kufizimet kombëtare deri në mbrëmjen e së shtunës, më 7 mars.
Masat përfshijnë ndalimin e të gjitha tubimeve publike, pezullimin e aktiviteteve arsimore dhe kufizimin e aksesit në vendet e punës, me përjashtim të bizneseve thelbësore. Udhëzimet parashikojnë gjithashtu kufizim të lëvizjes për në punë, punë nga shtëpia për shumicën e punonjësve dhe mbylljen e shkollave.
Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Ilan Rom, i ka dërguar një letër kreut të Komandës së Frontit të Brendshëm të IDF-së, gjeneralit Shai Klapper, duke kërkuar lehtësimin e kufizimeve dhe kalimin drejt një aktiviteti të kufizuar ekonomik. Ai propozon një rihapje graduale dhe të pjesshme të ekonomisë duke filluar nga dita e nesërme.
“Nuk ka mosmarrëveshje për nevojën e ruajtjes së një politike mbrojtëse të përshtatur me situatën e sigurisë, por një mbyllje ekonomike në shkallë të gjerë sjell kosto të rënda financiare”, thuhet në deklaratën e Rom.
Ai shton se nevojitet një zgjidhje që balancon kërkesat e sigurisë së frontit të brendshëm me nevojat ekonomike, duke kujtuar se ekonomia izraelite ka paguar një çmim të lartë gjatë dy viteve e gjysmë të fundit për shkak të rritjes së shpenzimeve të sigurisë dhe pasojave të konfliktit me Hamasi.