Sali Berisha takim në degën 5 në Tiranë: Askush nuk na ndal për të firmosur fitoren e merituar në 11 maj
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarët e degës 5 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij para anëtarëve, Berisha u shpreh i bindur se në zgjedhjet e 11 majit, forca politike që ai drejton do të dalë fituese. Kryedemokrati tha se sipas tij PD-ja do të realizojë […]
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarët e degës 5 në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij para anëtarëve, Berisha u shpreh i bindur se në zgjedhjet e 11 majit, forca politike që ai drejton do të dalë fituese.
Kryedemokrati tha se sipas tij PD-ja do të realizojë fitoren më të thellë që ka njohur ndonjëherë.
Pjesë nga fjala e Sali Berishës:
Ne e kremtojmë këtë vit të ri pas sakrificash reale të imponuara të mëdha, por e kremtojmë pasi jemi ngjitur në një stacion nga i cili është në vullnetin tonë dhe asgjë nuk mund të na ndale për të firmosur më 11 maj fitoren e merituar. Fitore sepse së pari ne nuk jemi si ata, kurrë.
12 vite qeverisje ata i rrokullisin shqiptarët në honet e varfërisë, i rrokullisën ata në një varfëri më të frikshme. Të dominuar nga psikologjia e hajdut që mendon për plaçkën e vjedhur dhe jo për viktimën, edhe këta për 12 vite ngrinë rrogat dhe pensionet.