Sallahu: Nëse Kuvendi mbetet i bllokuar, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje

Blerim Sallahu nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje nëse edhe të hënën (21) prill dështon të zgjidhet kryetari i Kuvendit. Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë ka shkruar në Facebook se Albulena Haxhiu është propozuar për kryeparlamentare pasi “është në pesëshen më të votuar në parti dhe gruaja më e votuar

Prill 21, 2025 - 01:00
 0  6
Sallahu: Nëse Kuvendi mbetet i bllokuar, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje
sallahu:-nese-kuvendi-mbetet-i-bllokuar,-zgjedhjet-jane-e-vetmja-zgjidhje

sallahu:-nese-kuvendi-mbetet-i-bllokuar,-zgjedhjet-jane-e-vetmja-zgjidhje

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë ka shkruar në Facebook se Albulena Haxhiu është propozuar për kryeparlamentare pasi “është në pesëshen më të votuar në parti dhe gruaja më e votuar në Republikën e Kosovës”.

Ai tha se pret që legjitimiteti dhe legaliteti të jetësohen në Kuvend, në mënyrë që siç u shpreh ai, të parandalohet shkelja e serishme e Kushtetutës.

“Nesër presim që legjitimiteti dhe legaliteti të jetësohen në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të parandalohet shkelja e serishme Kushtetutës nga ata që tashmë e kanë shkelur Kushtetutën posa kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës!. Ndryshe, nëse Kuvendi mbahet i bllokuar atëherë e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pra, marrëveshje për konstituim dhe shpërndarje të Kuvendit, sepse mungesa e vullnetit opozitar për moskonstituim të Kuvendit nënkupton mospranimm të rezultateve zgjedhore”, tha ai.