Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për javën e ardhshme. Sipas IHMK-së, kjo javë do të karakterizohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike. “Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në shumicën e ditëve , të shoqëruara herë pas here me shkarkime rrufesh. Megjithatë gjatë ditës do të ketë edhe intervale me

Prill 21, 2025 - 01:00
 0  5
Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh
parashikimi-i-motit-per-javen-e-ardhshme:-diell,-shi-dhe-shkarkime-rrufesh

parashikimi-i-motit-per-javen-e-ardhshme:-diell,-shi-dhe-shkarkime-rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për javën e ardhshme.

Sipas IHMK-së, kjo javë do të karakterizohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike.

“Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në shumicën e ditëve , të shoqëruara herë pas here me shkarkime rrufesh. Megjithatë gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell, veçanërisht ne orët e mesditës”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

E hënë- Mot me diell dhe vranësira te shpërndara. Vranësirat gjate ditës vende- vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 -12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gardë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

E martë- Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Reshjet mund te shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.

E mërkurë- Do të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8/m/s.

E enjte-  Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat munde te sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18- 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s.