Sami Lushtaku nis ndërtimin e urës së re në Llaushë – ura e shtatë pas dëmeve të vërshimeve të vitit 2023
Kandidati për kryetar, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se sot kanë filluar punimet për ndërtimin e një ure në Llaushë, që është ura e shtatë që ndërtohet pas dëmeve shkatërruese që lëvruan nga vërshimet e 19 janarit 2023. Ai ka theksuar se ky projekt është thelbësor për sigurinë dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve


Kandidati për kryetar, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se sot kanë filluar punimet për ndërtimin e një ure në Llaushë, që është ura e shtatë që ndërtohet pas dëmeve shkatërruese që lëvruan nga vërshimet e 19 janarit 2023.
Ai ka theksuar se ky projekt është thelbësor për sigurinë dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve pasi ura do të ofrojë një infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme. Lushtaku ka shtuar se me përkushtim e përgjegjësi do të vazhdojnë ndërtimin e urave që lidhin njerëzit, lagjet, fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Skenderajt.
Ky projekt vjen pas raportimeve se tri ura në Llaushë u dëmtuan rëndë nga vërshimet dhe u shpallën të jashtë funksionit, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për lëvizjen e banorëve.
