Saranda Imeri pyet BDI-në: Ku përfunduan 14 milionë euro?

Deputetja Saranda Imeri nga VLEN, pyet BDI-në se ku përfunduan 14 milione euro borxhe të shlyera ndaj kompanive furnizuese me energji elektrike, pronarë të të cilave ishin, siç thote ajo, njerëzit e afërt të kreut të BDI-së dhe LSDM-së. Ajo pyeti publikisht, se a është e gatshme BDI të përballet me përgjegjësinë të cilët siç […]

tetor 7, 2024 - 18:00
 0  6
Saranda Imeri pyet BDI-në: Ku përfunduan 14 milionë euro?

Deputetja Saranda Imeri nga VLEN, pyet BDI-në se ku përfunduan 14 milione euro borxhe të shlyera ndaj kompanive furnizuese me energji elektrike, pronarë të të cilave ishin, siç thote ajo, njerëzit e afërt të kreut të BDI-së dhe LSDM-së. Ajo pyeti publikisht, se a është e gatshme BDI të përballet me përgjegjësinë të cilët siç shton kanë punuar vetëm për interes të individëve të kreut të saj.

“Ku përfunduan 14 milionë euro borxhe të shlyera ndaj kompanive furnizuese me energji elektrike, pronarë të të cilave ishin njerëzit e afërt të kreut të BDI-së dhe LSDM-së. Ku përfunduan 400 mijë euro të ndara në mënyrë të paligjshme si sponzorizime të ndryshme për studiot e fitnesit dhe klubet sportive nga MEPSO pa transparencë. Ku përfunduan paratë e koncensioneve për dhjetëra e dhjetëra koncesione për centrale fotovoltaike dhe hidrocentrale që iu ndanë fëmijëve të afërmve të të njëjtëve zyrtarë të Qeverisë së mëparshme”, tha Saranda Imeri – deputete, koalicioni VLEN.