Sela thirrje Taravarit: Eja në Kuvend, mos e përçaj partinë

Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka folur para mediave para mbledhjes së sotme të Kuvendit të partisë që mbahet në Shkup. Sela theksoi se është ftuar edhe Arben Taravari dhe pret që të vijë për të raportuar për vendimet e tij. Sela tha se do të diskutohet për dy pika […] The post Sela thirrje Taravarit: Eja në Kuvend, mos e përçaj partinë appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 10, 2024 - 19:00
 0  4
Sela thirrje Taravarit: Eja në Kuvend, mos e përçaj partinë

Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka folur para mediave para mbledhjes së sotme të Kuvendit të partisë që mbahet në Shkup. Sela theksoi se është ftuar edhe Arben Taravari dhe pret që të vijë për të raportuar për vendimet e tij.

Sela tha se do të diskutohet për dy pika në mbledhjen e sotme të partisë.

“Pika e parë është që kryetari të jep raport në lidhje me ndodhitë e fundit, dhe pika e dytë është të shqyrtohet i vetmi vendim i kryesisë së partisë që partia të shkojë e vetme në zgjedhje. Do të presim edhe pak që të vijë edhe Taravari dhe ndryshe do të fillojmë”, tha Sela.

I pyetur nëse mund të shkarkohet Taravari nga pozita e kryetarit të partisë, ai tha se këtë e vendos kuvendi.

Ndryshe, të enjten Arben Taravari në Kumanovë mbajti takim të kryesisë së partisë, ndërsa siç tha , ka marrë mandat nga shumica prej tyre që të koalicionojë me partitë opozitare shqiptare për zgjedhjet e 8 majit.

The post Sela thirrje Taravarit: Eja në Kuvend, mos e përçaj partinë appeared first on InfoShqip.com.