Deputeti Dugolli për marrjen e armëve të gardianëve të burgut: Nuk jam në dijeni, do të interesohem ditëve në vijim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, njëherit nënkryetar i parë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrotjes, thotë për FrontOnline se nuk është në dijeni për procedurën e armë-mbajtjes për zyrtarët e SHKK-së. ‘’Tash po dëgjoj nga ju. Sa i përket procedura për armë-mbajtje për zyrtarët e SHKK-së, në ditët vijim do të […]

maj 15, 2024 - 09:00
 0  11
Deputeti Dugolli për marrjen e armëve të gardianëve të burgut: Nuk jam në dijeni, do të interesohem ditëve në vijim
deputeti-dugolli-per-marrjen-e-armeve-te-gardianeve-te-burgut:-nuk-jam-ne-dijeni,-do-te-interesohem-diteve-ne-vijim

deputeti-dugolli-per-marrjen-e-armeve-te-gardianeve-te-burgut:-nuk-jam-ne-dijeni,-do-te-interesohem-diteve-ne-vijim


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, njëherit nënkryetar i parë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrotjes, thotë për FrontOnline se nuk është në dijeni për procedurën e armë-mbajtjes për zyrtarët e SHKK-së.

‘’Tash po dëgjoj nga ju. Sa i përket procedura për armë-mbajtje për zyrtarët e SHKK-së, në ditët vijim do të interesohem se çka është në pyetje’’ deklaron ai.

Deputeti Dugolli, thotë se si komision nuk pëlqejnë të merren me çështjet që kanë të bëjnë me ekzekutivin dhe se beson se organet si SHKK-ja e zbatojnë ligjin.

 

‘’Ne si komision nuk pëlqejmë të merremi me çështjet që kanë të bëjnë me ekzekutivin dhe ata do të duhej dhe besoj se i përmbahen zbatimit të ligjit për armë-mbajtje’’ potencon ai.