Selena Gomez shpërthen në lot për dëbimin e emigrantëve nga Amerika
Këngëtarja dhe aktorja amerikane me origjinë meksikane, Selena Gomez, shpërtheu në lot në një postim të ndarë në Instagram për shkak të veprimeve të fundit të Donald Trump, përkatësisht dëbimit të emigrantëve. “Më vjen keq”, shkroi ajo krahas një ‘emoji’ të flamurit meksikan. “Të gjithë njerëzit e mi u sulmuan dhe fëmijët. Nuk e kuptoj. […]
Këngëtarja dhe aktorja amerikane me origjinë meksikane, Selena Gomez, shpërtheu në lot në një postim të ndarë në Instagram për shkak të veprimeve të fundit të Donald Trump, përkatësisht dëbimit të emigrantëve.
“Më vjen keq”, shkroi ajo krahas një ‘emoji’ të flamurit meksikan.
“Të gjithë njerëzit e mi u sulmuan dhe fëmijët. Nuk e kuptoj. Më vjen shumë keq. Do të doja të bëja diçka, por nuk mundem. Nuk di çfarë të bëj. Do të provoj gjithçka. Unë premtoj”, tha Selena.
Aktorja, e lindur në Teksas, ka folur për migrimin e familjes së saj në vitet 1970, kur halla e saj kaloi kufirin nga Meksika në Amerikë e fshehur në pjesën e pasme të një kamioni.
“Emigracioni pa dokumente është një çështje për të cilën mendoj çdo ditë dhe nuk harroj kurrë sa e bekuar jam që kam lindur në këtë vend për shkak të familjes sime. Por kur lexoj lajmet apo debatet për emigracionin, ndjej frikë për ata që janë në situata të ngjashme. Kam frikë për vendin tim”, tha ajo.
Para fillimit të mandatit të tij, Trump njoftoi dëbimet masive të emigrantëve pa dokumente në Amerikë.
Një goditje kombëtare ndaj emigrantëve të dielën, më 26 janar, rezultoi në arrestimin e 956 personave, që kur Trump mori detyrën, sipas Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave (ICE). /Telegrafi/