Selimi: “Po u vjedhin edhe zërin studentëve” – akuza të forta për pankartat në Shkup

Analisti Sefer Selimi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit lidhur me pankartat e vendosura në Shkup, duke ngritur dyshime serioze për prapaskenat politike pas tyre. “Pasi Hristijan Mickoski ua The post Selimi: “Po u vjedhin edhe zërin studentëve” – akuza të forta për pankartat në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 31, 2026 - 09:30
Selimi: “Po u vjedhin edhe zërin studentëve” – akuza të forta për pankartat në Shkup

Analisti Sefer Selimi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit lidhur me pankartat e vendosura në Shkup, duke ngritur dyshime serioze për prapaskenat politike pas tyre.

“Pasi Hristijan Mickoski ua ka ndal zanin aty ku duhet të flitet për studentët dhe shqiptarët, e nuk kanë takat t’i mbrojnë as ato të drejta që i gjetën – ministrat, deputetët dhe drejtorët tash duan ta vjedhin edhe zanin e studentëve. Në çfarë gjendje dëshpërimi duhet të jesh për të bërë një veprim të tillë? Bash më intereson kush e ka pas këtë ide briliante?”, deklaroi Selimi.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur, sipas raportimit të Gazeta Flaka, po shtohen dyshimet se pankartat nuk janë vendosur nga studentët, por nga struktura të organizuara politike.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se kjo fushatë mund të mos ketë qenë spontane. Sipas tyre, pankartat dyshohet se janë vendosur nga aktivistë me pagesë të lidhur me një subjekt politik brenda VLEN, me qëllim që protestës studentore t’i jepet një kahje politike.

“Ata s’janë studentë, as që kanë kryer fakultete – janë militantë partiak”, theksojnë burimet.

Po ashtu, sipas informacioneve nga terreni, janë siguruar edhe fotografi ku shihen aktivistë të njohur nga Çair teksa vendosin pankartat. Këto pamje pritet të publikohen gjatë ditës në rrjetet sociale, çka mund të zbardhë më tej organizimin dhe prapaskenat e këtij aksioni.

Deri më tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga palët e përmendura lidhur me këto pretendime.

The post Selimi: “Po u vjedhin edhe zërin studentëve” – akuza të forta për pankartat në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .