Selmanaj: Me publikimin e komunikimeve mes Mihalit dhe Krasniqit, e qartë se gjithçka ishte e planifikuar

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj është shprehur se skema e korrupsionit të strukturuar sa shkon e zgjerohet. Tutje, ai thotë se si ‘kryetar i Komisionit Hetimor në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë, e kam thënë shpesh: skandalet dhe korrupsioni në tregtimin e energjisë duhet të zbardhen!’. “Për dëshminë e rrejshme të

tetor 15, 2024 - 04:00
 0  7
Selmanaj: Me publikimin e komunikimeve mes Mihalit dhe Krasniqit,  e qartë se gjithçka ishte e planifikuar
selmanaj:-me-publikimin-e-komunikimeve-mes-mihalit-dhe-krasniqit,-e-qarte-se-gjithcka-ishte-e-planifikuar

selmanaj:-me-publikimin-e-komunikimeve-mes-mihalit-dhe-krasniqit,-e-qarte-se-gjithcka-ishte-e-planifikuar

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj është shprehur se skema e korrupsionit të strukturuar sa shkon e zgjerohet.

Tutje, ai thotë se si ‘kryetar i Komisionit Hetimor në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë, e kam thënë shpesh: skandalet dhe korrupsioni në tregtimin e energjisë duhet të zbardhen!’.

“Për dëshminë e rrejshme të Martin Berishajt, para Komisionit Hetimor, pata dorëzu kallëzimin penal. Tani, me publikimin e komunikimeve mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, është e qartë se gjithçka ishte e planifikuar. Qeveria e Albin Kurtit ka favorizuar përfshirjen e GEN-it serb dhe Martinit, duke lejuar abuzime të pa para ndonjëherë të cilat ua kanë mundësuar anëtarëve të saj të bëhen milionerë e qytetarët të vuajnë”, shkruan tutje Selmanaj.

Deputeti shton se organet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesa.

“Në bazë të komunikimeve të publikuara, pista e hetimit duhet zgjeruar edhe tek bartësit e institucioneve dhe eksponentë e Lëvizjes Vetëvendosje.  Të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin dhe paranë publike duhet të përballen para drejtësisë me pasojat e veprimeve të tyre”.