“S’është romantik, por kisha shpresa” a e ka marrë propozimin për martesë? Sarah Berisha tregon planet për bashkëjetesë me Dj PM

Blogerja e njohur Sarah Berisha, së fundmi ka dhënë një intevistë ku ka folur për marrëdhënien e saj me Dj PM me të cilin krijoi një romancë dashurie në edicionin e parë të BBV1. Ajo ka rrëfyer se edhe pse kanë disa kohë krah njëri-tjetrit ata akoma nuk e kanë filluar bashkëjetesën, kjo për shkak […] The post “S’është romantik, por kisha shpresa” a e ka marrë propozimin për martesë? Sarah Berisha tregon planet për bashkëjetesë me Dj PM appeared first on InfoShqip.com.

dhjetor 2, 2024 - 22:00
 0  6
“S’është romantik, por kisha shpresa” a e ka marrë propozimin për martesë? Sarah Berisha tregon planet për bashkëjetesë me Dj PM

Blogerja e njohur Sarah Berisha, së fundmi ka dhënë një intevistë ku ka folur për marrëdhënien e saj me Dj PM me të cilin krijoi një romancë dashurie në edicionin e parë të BBV1.

Ajo ka rrëfyer se edhe pse kanë disa kohë krah njëri-tjetrit ata akoma nuk e kanë filluar bashkëjetesën, kjo për shkak të angazhimeve të tyre të shumta.

Teksa u pyet nga moderatorët se ku e sheh të ardhmen, në Tiranë apo Prishtinë, Sarah u përgjigj:

“Ky është një hap që mund të vijë shumë shpejt, por ende nuk kemi vendosur për vendndodhjen. Jemi duke e menduar të dyja opsionet,” tha ajo.

Megjithatë Sarah shtoi se mundësitë janë më të mëdha që të jetojë në Prishtinë edhe pse do t’i pëlqente shumë Tirana.

“Më duket se do përfundoj në Prishtinë, po çfarë rëndësie ka kjo se fundja Kosova 3 orë larg është,” u përgjigj ish-banorja e Big Brother Vip.

Ndër të tjera blogerja shtoi se partneri i saj nuk është romantik si natyrë por theksoi se “ndonjëherë bën diçka që më befason.”

“Pata një shpresë kur shkuam për pushime në Itali. Mendova se ndoshta aty mund të ndodhte diçka më e veçantë, por jo. PM nuk hyn te personat romantikë, por ndonjëherë bën diçka që më befason,” tregoi ajo duke nënkuptuar se kishte pritur propozimin për martesë.

Gjatë intervistës një deklaratë emocionuese erdhi dhe nga PM i cili në një lidhje telefonike u shpreh se e do shumë Sarën.

“Sarah e di shumë mirë sa shumë e dua dhe sa i rëndësishëm është ky hap për ne,” tha ai, duke konfirmuar dhe planet që çifti kanë për të ardhmen.

The post “S’është romantik, por kisha shpresa” a e ka marrë propozimin për martesë? Sarah Berisha tregon planet për bashkëjetesë me Dj PM appeared first on InfoShqip.com.