Shfuqizimi i “balancerit”, ja çka thonë nga zyra e BE-së në Shkup

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit si mekanizëm për përfaqësim në administratën shtetërore. “Theksojmë rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila kërkon respektimin e plotë të parimit të mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë, veçanërisht në […] The post Shfuqizimi i “balancerit”, ja çka thonë nga zyra e BE-së në Shkup appeared first on InfoShqip.com.

tetor 11, 2024 - 12:00
 0  10
Shfuqizimi i “balancerit”, ja çka thonë nga zyra e BE-së në Shkup

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit si mekanizëm për përfaqësim në administratën shtetërore.

“Theksojmë rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila kërkon respektimin e plotë të parimit të mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë, veçanërisht në administratën publike”, thuhet në deklaratën e delegacionit të BE-së, përcjell INA.

“Delegacioni i BE-së ka ndjekur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës vjen pasi qeveria njoftoi synimet e saj për të reformuar sistemin dhe për të zëvendësuar ‘balancerin’. Presim të shohim propozimet”, theksojnë nga Delegacioni i BE-së.

Gjykata Kushtetuese ditë më parë shfuqizoi “balancerin” si mekanizëm për përfaqësim të drejtë gjatë punësimeve në institucionet shtetërore.

The post Shfuqizimi i “balancerit”, ja çka thonë nga zyra e BE-së në Shkup appeared first on InfoShqip.com.