SHGM dënon gjuhën fyese ndaj gazetarit të TV Telma

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka shprehur sot shqetësimin dhe dënon çdo formë të komunikimit të pahijshëm ose presionit publik ndaj gazetarit Sërgjan Stojançov nga TV Telma, i cili raportonte për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive. Gazetari Stojançov është ankuar se një […]

Nëntor 12, 2024 - 20:00
 0  6
SHGM dënon gjuhën fyese ndaj gazetarit të TV Telma

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka shprehur sot shqetësimin dhe dënon çdo formë të komunikimit të pahijshëm ose presionit publik ndaj gazetarit Sërgjan Stojançov nga TV Telma, i cili raportonte për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive.

Gazetari Stojançov është ankuar se një profil i quajtur Faik Demiri, ka shprehur pakënaqësi për temën e trajtuar në një gjuhë tejet fyese dhe të papërshtatshme.

Reagimi i plotë i SHGM-së:

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) shpreh shqetësimin dhe dënon çdo formë të komunikimit të pahijshëm ose presionit publik ndaj gazetarit Sërgjan Stojançov nga TV Tellma, i cili raportonte për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive.

Komunikimi i pahijshëm dhe grupor erdhi pas publikimit të artikullit “Përpjekja e dytë për funksion për Verzivolin dhe një këshilltare lokale kandidate për Këshillin e ASHMAAV-së” në faqen e internetit të TV Tellma, ku një profil i quajtur Faik Demiri shprehu pakënaqësi për temën e trajtuar në një gjuhë tejet fyese dhe të papërshtatshme.

Sipas kolegut Stojançov, i cili sot informoi SHGM-në, në rrjetet sociale ka marrë komente fyese dhe thellësisht përçmuese nga të afërm të ngushtë të kandidatëve potencialë për funksionarë publikë që pretendojnë të jenë anëtarë të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive, organit kryesor për rregullimin e mediave në vend.

Çdo formë presioni, fyerjeje ose përçmimi ndaj gazetarëve, veçanërisht kur bëhet nga persona publikë ose funksionarë, përbën një sulm ndaj lirisë së mediave dhe demokracisë.

Gazetarët kanë të drejtën dhe detyrën të raportojnë për çështje me interes publik, sidomos kur ato lidhen me emërimin e funksionarëve publikë ose vendime që ndikojnë në publikun dhe mjedisin mediatik në vend. Puna e tyre duhet të mbrohet nga presione dhe kërcënime që mund të ndikojnë në lirinë e shprehjes dhe funksionimin demokratik të institucioneve.

SHGM mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e gazetarëve dhe lirisë së mediave dhe do të vazhdojë të ndjekë të gjitha përpjekjet për presion ose manipulime të drejtuara ndaj gazetarëve.