Shkodran Alili sonte i bashkohet VLEN-it?
Ish kandidati i pavarur për kryetar në Komunën e Kërçovës, Shkodran Alili, po merr pjesë në Kongresin unifikues të VLEN-it, i cili po mbahet sot në Shkup, shkruan tetova1 Alili është parë i shoqëruar nga deputeti Adnan Azizi, ndërsa tashmë ...
Ish kandidati i pavarur për kryetar në Komunën e Kërçovës, Shkodran Alili, po merr pjesë në Kongresin unifikues të VLEN-it, i cili po mbahet sot në Shkup, shkruan tetova1
Alili është parë i shoqëruar nga deputeti Adnan Azizi, ndërsa tashmë ka nisur hyrja e delegatëve në sallën e Filharmonisë në Shkup.
Pas pak pritet të fillojë pjesa ceremoniale e kongresit, si dhe puna e grupeve punuese, ku do të zhvillohen procedurat për unifikimin e koalicionit në një subjekt të vetëm politik.
Koalicioni VLEN sot pritet të zyrtarizojë bashkimin me një emër, drejtim dhe program të përbashkët politik.
Procesi i unifikimit pritet të finalizohet me pjesëmarrjen e rreth 850 delegatëve, të cilët do të votojnë për bashkimin e pesë subjekteve politike në një organizatë të vetme politike./tetova1.mk
The post Shkodran Alili sonte i bashkohet VLEN-it? appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.