Shkupi në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur Shkupin ndër qytetet më të ndotura në botë, raporton Portalb.mk. Sipas të dhënave nga Ministria e Mjedisit kryeqyteti edhe sot është ndër qytetet me shkallë më të lartë të ndotjes. Sipas vlerave të matura, përqendrimi i grimcave PM10 në ajrin në qendër të Shkupit është 276 µg/m3, që është […]

Nëntor 10, 2024 - 12:00
 0  5
Shkupi në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur
Ndotja e ajrit, foto nga Portalb.mk

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur Shkupin ndër qytetet më të ndotura në botë, raporton Portalb.mk.

Sipas të dhënave nga Ministria e Mjedisit kryeqyteti edhe sot është ndër qytetet me shkallë më të lartë të ndotjes.

Sipas vlerave të matura, përqendrimi i grimcave PM10 në ajrin në qendër të Shkupit është 276 µg/m3, që është vlera më e lartë në mesin e të gjitha stacioneve matëse në vend.

Edhe në pika tjera të venditndotja mbetet e lartë: 178 µg/m3 është regjistruar në Strumicë, 158 µg/m3 në Kërçovë, 152 µg/m3 në Lisiçe – Shkup, 118 µg/m3 në Gostivar dhe 110 µg/m3 në Ohër.

Këto vlera i kalojnë kufijtë e lejuar prej 50 mikrogramë për metër kub.

Mëngjesin e sotëm Shkupi ishte i shtati në listën botërore të qyteteve me ajrin më të ndotur.