Shpallen rezultatet për kryetarë të Prishtinës, Junikut dhe Mamushës, certifikohen për 35 komuna tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të komunës së Prishtinsë, Junikut dhe Mamushës. Ky vendim i KQZ-së vjen pas konfirmimit nga PZAP se është përmbyllur vendimmarrja lidhur me procesin e ankesave për këto komuna. Pas shpalljes së rezultateve, duke filluar nga sot, subjektet politike të certifikuara

Nëntor 3, 2025 - 16:30
 0
Shpallen rezultatet për kryetarë të Prishtinës, Junikut dhe Mamushës, certifikohen për 35 komuna tjera
Shpallen rezultatet për kryetarë të Prishtinës, Junikut dhe Mamushës, certifikohen për 35 komuna tjera

Shpallen rezultatet për kryetarë të Prishtinës, Junikut dhe Mamushës, certifikohen për 35 komuna tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të komunës së Prishtinsë, Junikut dhe Mamushës.

Ky vendim i KQZ-së vjen pas konfirmimit nga PZAP se është përmbyllur vendimmarrja lidhur me procesin e ankesave për këto komuna. Pas shpalljes së rezultateve, duke filluar nga sot, subjektet politike të certifikuara dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre ndaj këtyre rezultateve në afat brenda 48 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Këto rezultate mund t’i gjeni këtu: https://kqz-ks.org/rezultatet/zgjedhjet-per-kryetare-te-komunave/

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për certifikimin e rezultatave përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të 35 komunave.

“Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”, njoftoi KQZ-ja.

Rezultatet përfundimtare të këtyre komunave janë shpallur më 25 tetor të këtij viti.

Këto rezultate mund t’i gjeni këtu: https://kqz-ks.org/rezultatet/zgjedhjet-per-kryetare-te-komunave/

Ndërkaq, në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për anëtarë të 37 Kuvendeve Komunale, të cilat janë mbajtur më 12 tetor 2025.

“Rezultatet u shpallën për këto komuna: Deçan, Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”, njoftoi KQZ-ja.

Në këtë vendim të KQZ-së, nuk përfshihet rezultati i zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Drenasit, pasi në Gjykatën Supreme ende nuk është përmbyllur vendimmarja për një ankesë të parashtruar në këtë institucion.

“Pas shpalljes së rezultateve, duke filluar nga dita e hënë (3 nëntor 2025., ora 15:00) subjektet politike të certifikuara dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre ndaj këtyre rezultateve në afat brenda 48 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, thuhet tutje në njoftim./Klankosova.tv

Këto rezultate mund t’i gjeni këtu: https://kqz-ks.org/rezultatet/zgjedhjet-per-kuvende-komunale/